E enjte, 9 Maj, 2024

KSHZ HODHI SHORTIN PËR RADHITJEN E KANDIDATËVE PRESIDENCIALË

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot mbajti seancë në të cilën bëri tërheqjen e shortit për radhitjen e kandidatëve  për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton KDP.MK

Sipas shortit kjo do të jetë radhitja:

Stevo Pendarovski, do të garoj nën numrin rendor 1

Presidenti Aktual i vendit, Stevo Pendarovski

Gordana Siljanovska-Davkova, do të garoj nën numrin rendor 2

Gordana Siljanovska Davkova kandidate presidenciale nga VMRO-DPMNE

Stevço Jakimovski, do të garoj nën numrin rendor 3

Kryetari aktual i Komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski nga rradhët e “GROM”

Bujar Osmani do të garoj nën numrin rendor 4

Ministri aktual i Punëve të Jashtme, njëherit kandidat për president nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani

Biljana Vankovska-Cvetkovska, do të garoj nën numrin rendor 5

Profesoresha Biljana Vankovska kandidate presidenciale nga Partia politike “Levica” (E Majta)

Arben Taravari, do të garoj nën numrin rendor 6

Kryetari aktual i komunës së Gostivarit, njëherit lider i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

Maksim Dimitrievski, do të garoj nën numrin rendor 7

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës, njëherit edhe kryetar i partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski.

Kujtojmë se Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill të këtij viti, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Krahas radhitjes së kandidatëve për president në fletëvotim, KSHZ-ja kа tërhequr shortin për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

Të fundit