E hënë, 29 Prill, 2024

FORUM MBI NEVOJËN PËR RRJETËZIMIN E ARSIMIT, SHKENCËS DHE EKONOMISË SË BAZUAR NË INOVACION

Forumi për Politika të Arsyeshme (FRP), në bashkëpunim me organizatat partnere Institutin për Shkenca Sociale dhe Humane (IOHN) dhe Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), më 27 mars (e mërkurë) në hotelin Panorama në Shkup, do të organizojë forumin tematik “Gërshetim i dendur: mbi nevojën për rrjetëzimin e arsimit, shkencës dhe për ekonomi të bazuar në inovacion”.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

“Qëllimi i forumit është të jetë një pikë fillestare bashkëpunimi ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve përkatëse, komunitetit akademik dhe civil me të cilët ndajmë një vizion të përbashkët për zbatimin konsistent të Procesit të Bolonjës, veçanërisht për vlerat themelore të tij-lëvizshmërinë përmes ndryshimeve përmes reformave në Ligjin për Arsimin e Lartë”, thuhet në kumtesë.

Siç kumtojnë organizatat zbatuese të projektit, përmes forumit mëtohet të informohet opinioni për angazhimet e tyre të deritanishme në temën e arsimit të lartë cilësor dhe më pas të përcaktohen bashkërisht hapat e ardhshëm që do të çojnë në krijimin e një klime të përshtatshme për përfaqësim më efektiv.

“Në këtë proces, mediat i shohim si partnerë që do të marrin pjesë në vazhdimësi në ndërgjegjësimin e publikut për vlerat themelore si e drejta për të studiuar, e drejta për të punuar dhe e drejta për administrim të mirë”, thuhet në kumtesë.

Të fundit