E mërkurë, 15 Maj, 2024

DORACAK PËR GAZETARË PËR TEMA RRETH BE-së

Doracaku për gazetarë përmban informacionin dhe njohuritë kryesore që duhet të kenë gazetarët për të raportuar në mënyrë efektive për çështjet që kanë të bëjnë me negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Doracaku është prodhuar në kuadër të projektit “Media për BE- Programi i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE”, ndërsa bashkëdonator i projektit është UNOPS.

Doracaku i publikuar nga Eurothink është i strukturuar në tre pjesë që paraqesin tërësi në vete mbi aspektet e raportimit mbi çështjet që kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Në pjesën e parë të doracakut prezantohet gjithë suaza e procesit të bisedimeve, fillimi, rrjedha dhe finalizimi gjegjësisht anëtarësimi në BE. Në pjesën e dytë të doracakut, në mënyrë precize është përfshirë gjithë gama e burimeve të informacionit për raportim të çështjeve që ndërlidhen me procesin e bisedimeve, ndërsa në pjesën e fundit doracaku përfshin institucionet dhe organet e BE-së, të cilat realisht janë edhe burime informacioni për raportim.

Ky doracak është pjesë e aktiviteteve të projektit: Program mentorimi për gazetarë të rinj – praktikantë të cilët do të duhet të krijojnë përmbajtje mediatike për tema rreth BE-së dhe në tema rreth proceseve integruese evropiane të RMV-së me BE-në.

Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Media për BE” i implementuar nga EUROTHINK dhe partnerët ALDA dhe BIRC, dhe i mbështetur financiarisht nga BE.

Shkarkojeni:

Në gjuhën shqipe:

Doracak për gazetarë

Në gjuhën maqedone:

Pripachnik_Novinari_EU_MK

 

 

 

 

Të fundit