E shtunë, 27 Korrik, 2024

NESËR PROMOVOHET FRONTI EVROPIAN

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nesër (e martë) në Aleksandar Palace, pritet të formoj “Frontin për Evropë”, të paralajmëruar kohë më parë, mëson KDP.MK. Pjesë e këtij fronti pritet të jenë edhe Partia Demokratike Evropiane (PDE) e cila udhëhiqet nga Arjanit Hoxha, Lëvizja Populli (LP) e Skender Rexhepit – Zejd, si dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit. KDP.MK, jozyrtarisht, nga burime zyrtare brenda BDI-së mëson se bisedimet po zhvillohen edhe me Aleancën për Shqiptarët (krahu i Selës). Megjithatë, ndërsa priten përfshirjet e mëtejshme, burimet janë optimiste për një rezultat final edhe me ASH-në.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se nesër me fillim në ora 12:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të mbajë konferencë për shtyp. Jozyrtarisht KDP.MK mëson se kreu i integristëve Ali Ahmeti nesër nis themelimin e Frontit Europian.

Ju njoftojmë se nesër (e martë, 19.03.2024) kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti do të mbajë konferencë për media me fillim në ora 12:00 tek hotel Aleksandar Palace”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Pjesë e këtij fronti, nga ato që janë përmendur deri më tani, pritet të jenë Partia Demokratike Evropiane (PDE) e cila udhëhiqet nga Arjanit Hoxha, Lëvizja Populli (LP) e Skender Rexhepit – Zejd, si dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit.

KDP.MK, jozyrtarisht nga burime zyrtare brenda BDI-së mëson se bisedimet po zhvillohen edhe me Aleancën për Shqiptarët (krahu i Selës). Burimet brenda partiake brenda kësaj partie janë optimiste për një rezultat final me ASH-në.

E për këtë ka reaguar edhe Arben Taravarit (kryetar i njërit krah të ASH-së). I pyetur për koalicionin që pritet të bëhet mes ASH-krahu i Selës dhe BDI-së, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se ende s’mund të besoj që bashkëpartiakët e tij mund të jenë në lista të përbashkëta me BDI-në, transmeton tv21.

Nuk e di, unë pres zyrtarizmin definitiv, edhe pas asaj flasim. Unë ende nuk besoj që bashkëpartiakët e mi mund të shkojnë me lista të përbashkëta me BDI-në, por le ta presim së paku zyrtarizmin. Nëse bëhet zyrtarizmi, atëherë japim komentet tona. Unë ende ende s’mund ta besoj se mund ta bëjnë një koalicionim, së paku krahu i z.Selës me BDI-në, nuk mund ta imagjinoj”, tha Tarvari.

Me këtë, tanimë blloku politik shqiptar pritet të ndahet përfundimisht në dy tabore. “Frontin për Evropë” që aktualisht janë në pushtet si dhe ai i partive opozitare që janë shëndëruar në koalicionin “VLEN”,  të përbërë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Alternativa e Afrim Gashit, ASH – krahu i Arben Taravarit, e të cilët kanë mbështetje edhe të Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës.

Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahen më 22 prill, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, në të njëjtin ditë me zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale,   fillon më 4 prill dhe zgjat për 20 ditë. Ndërsa, fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të vijojë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.

 

 

Të fundit