E shtunë, 27 Korrik, 2024

MË 18 MARS SKADON AFATI I LISTËS ZGJEDHORE, JA SI MUND TË KONTROLLONI NËSE JENI PJESË E TYRE

Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat pritet të mbahen më 22 prill dhe 8 maj, po bëhen intensvie. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton se më 18 mars përfundon kontrollimi i Listës Zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare dhe më pas përfundon afati për votim në diasporë, transmeton KDP.MK

Nga KSHZ-ja u informoua se deri më 11 mars, gjithsej 3.994 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore në njësitë dhe zyrat rajonale, gjashtë persona kanë kërkuar ndryshimin e të dhënave, nëntë persona kanë kërkuar që të dhënat e tyre t’i shënojnë në listën zgjedhore dhe pesë kanë kërkuar fshirje.

Ndërkaq, qytetarët kanë mundësinë të kontrollojnë statusin e tyre zgjedhor edhe në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të KSHZ-së, ku edhe mund të paraqesin kërkesat e tyre.

Deri më 11 mars, 21 persona kanë paraqitur kërkesa për ndryshime elektronike të të dhënave. Ndër ta, tre persona kanë kërkuar fshirjen e të dhënave të tyre, ndërsa shtatë të tjerë janë regjistruar për të figuruar në Listën Zgjedhore.

Ndërsa, aplikacioni i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për Regjistrimin e Votuesve të Diasporës (sec.mk), deri dje në mëngjes ka numër është 1010 të regjistruar, prej të cilëve 617 janë pranuar, 278 nuk janë shqyrtuar dhe 115 janë refuzuar.

Të fundit