E shtunë, 27 Korrik, 2024

A ËSHTË KSHZ-ja E PËRGATITUR PËR SULME KIBERNETIKE?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), thotë se po punohet në vazhdimësi për mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve. Nga atje njoftojnë se është formuar edhe Trupi Kordinues Ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë, dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve  transmeton KDP.MK

KSHZ-ja është duke punuar në vazhdimësi në mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve. Për këtë qëllim u miratua një strategji TIK me plan veprimi dhe u krijua një organ koordinues ndërinstitucional për TIK-un dhe përballjen me sfidat e sigurisë, i cili është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e të dhënave dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve”, thonë nga KSHZ.

Nga KSHZ thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar Trupi koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë.

Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji me plan aksionar dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për të menaxhuar me sfidat e sigurisë, që është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë”, thonë nga KSHZ.

Ndryshe, javë më parë kishte sulm hakerësh në disa institucione

Operatori Maqedonas i Transmetimit të Energjisë Elektrike (MEPSO) SHA Shkup njoftoi se po përballet me një sulm kibernetik. Nga aty thanë se nuk rrezikohet integriteti i plotë i rrjetit elektroenergjetik dhe furnizimi me energji elektrike.

Vitin e kaluar u hakua edhe webfaqja e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), me çka qytetarët nuk mund të shfrytëzonin shërbimet e Fondit për ditë të tëra dhe punëtorët shëndetësorë nuk i merrnin pagat në kohë. Ndërkaq, tani në opinion është ngrit çështja e mbrojtjes së të dhënave personale, duke pasur parasysh se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Deri më 11 mars, rreth katër mijë qytetarë kanë kontrolluar listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Gjashtë prej tyre, siç ka bërë të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kanë kërkuar ndryshimin e të dhënave, nëntë kanë kërkuar që të dhënat e tyre të regjistrohen në Listën Zgjedhore dhe pesë kanë kërkuar që të fshihen të dhënat e tyre.

 

 

Të fundit