E enjte, 25 Korrik, 2024

ESCOBAR-I TREGON ARSYET SE PSE NUK E VIZITOI SHKUPIN

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vazhduar dialogun me Bullgarinë dhe për të zgjedhur një qeveri që do të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian.

Këtë e tha Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një brifing me gazetarë në Bruksel, përcjell KDP.

“Qeveria e mëparshme ishte e përkushtuar ndaj NATO-s dhe BE-së dhe ne presim që cilado qeveri të vijë pas zgjedhjeve, ajo do të jetë e përkushtuar në mënyrë të ngjashme me BE-në dhe NATO-n, si dhe në luftën kundër korrupsionit”, tha Escobar.

Ai theksoi se këtë herë nuk qëndroi në Shkup për shkak se Maqedonia e Veriut po përballet me zgjedhje shumë të rëndësishme dhe se nuk dëshiron që vizita të kuptohen si “ndërhyrje në punët e brendshme”.

Escobar tha se SHBA-të inkurajojnë dialogun ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe ai duhet “të mbetet i bazuar në fakte dhe i bazuar në përkushtimin se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ketë perspektivë në BE”.

“Mendoj se kemi garanci nga Bullgaria se ata duan që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Maqedonia e Veriut duhet të jetë menjëherë një kandidate e plotë për anëtarësim të plotë në BE,” tha Escobar.

Të fundit