E shtunë, 27 Korrik, 2024

NDAHET ÇMIMI “GRUAJA EVROPIANE E VITIT”

Ky çmim është vendosur në vitin 2022 nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, si mënyrë që të njihen dhe promovohen barazia dhe mundësitë e barabarta si vlera themelore të BE-së. Edicioni i dytë për këtë vit është organizuar nën patronazhin e Ekipi Evropa dhe Përfaqësia e KB-së në vendin tonë. Çdo kandidate është prezantuar nga një ambasadore nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat në vend.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsi, Ekipi Evropa dhe Kombet e Bashkuara (KB) në vend sot e kanë ndarë çmimin “Gruaja evropiane e vitit” për këtë vit. Çmimin e kanë marrë shtatë gra nga vendi, të njohura si krijuese të ndryshimeve në komunitetet e tyre.

Ky çmim është vendosur në vitin 2022 nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, si mënyrë që të njihen dhe promovohen barazia dhe mundësitë e barabarta si vlera themelore të BE-së.

Edicioni i dytë për këtë vit është organizuar nën patronazhin e Ekipi Evropa dhe Përfaqësia e KB-së në vendin tonë. Çdo kandidate është prezantuar nga një ambasadore nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat në vend.

Euroambasadori Dejvid Gir në fjalimin e tij me rastin e ndajes së çmimit theksoi se 8 Marsi është dita kur flitet për rëndësinë e të drejtave të grave dhe për barazi gjinore.

“Me këtë ngjarje duam të japim respekt për gratë që kontribuojnë për komunitetin e tyre dhe arrijnë progres, por edhe i thyejnë tabutë në shoqëri. Secila prej tyre është e shkëlqyer në mënyrën e saj dhe është inspirim për të gjithë ne. Barazia gjinore është vlerë evropiane, por edhe ndërkombëtare”, theskoi Gir.

Kandidatja e parë Almira Fasli Muarem, aktiviste rome nga Shkupi sot u prezantua nga Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë.

Maria Duda Dibiaxhio, sipërmarrëse nga Kriva Pallanka – është e përfaqësuar nga shefi i zyrës së përfaqësuesit të BIE-së Bjorn Gabriel, Katerina Koteska-Stisniovska, avokate nga Manastiri – është e përfaqësuar nga spanjolli. Ambasadori, Hose Luis Losano Garsa, Ana Vitanova Ringaçeva, profesoreshë universitare nga Strumica – përfaqësohet nga ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain dhe Daliborka Zlateva, avokate për personat me aftësi të kufizuara nga Velesi – e përfaqësuar nga koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rosana Duxhiak.

Elmedina Abdullahi, avokate mjedisore nga Tetova, e cila është përfaqësuar nga ambasadorja greke, Sofia Filipidu tha se fjala e saj është “dashuria” – dashuria për jetesën, natyrën dhe fëmijët, sepse, siç tha, secila punë që punohet me dashuri çon drejt suksesit.

Gresa Mustafai, sportiste nga Struga – përfaqësuar nga ambasadori slloven, Gregor Presker, tha se e shikon veten si të fuqishme, të sinqertë dhe të motivuar. Mesazhi i saj për më të rinjtë është se nuk duhet të kenë frikë nga sfida e reja.

“Gruaja evropiane e vitit” është një çmim i krijuar në vitin 2022 nga Delegacioni i Bashkimit Evropian si një mënyrë për të njohur dhe promovuar barazinë dhe mundësitë e barabarta si vlera themelore të BE-së. Edicioni i dytë për vitin 2024 organizohet nën kujdesin e Ekipi Evropë dhe Përfaqësisë së KB-së në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit