E enjte, 25 Korrik, 2024

FESTË APO REVOLTË? DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS, ÇFARË SIMBOLIZON 8 MARSI

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas që njihet edhe si dita e Nënës. Në këtë ditë shprehet mirënjohja për kontributin e madh të grave dhe vajzave jo vetëm brenda familjes por edhe në shoqëri dhe vendet e punës.

Lulet dhe dhuratat nuk mungojnë këtë ditë për të gjitha gratë dhe vajzat, ndërsa është e zakonshme organizimi në kolektiva për të festuar një ditë ndryshe, larg angazhimeve familjare apo të punës.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Kur u vendos edhe zyrtarisht si festë Ndërkombëtare e Gruas

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909, ku atë ditë u organizua një manifestim i madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.

Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA, si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave.

8 Mars 1857

Gratë punëtore të një fabrike tekstili dhe veshjeje të Nju Jorkut pas shumë vuajtjesh, nga pagat e ulta dhe shfrytëzimit  nga punëdhënësi u mblodhën dhe shpallen një grevë në rrugët e kryeqytetit amerikan ku u keqtrajtuan nga policia që ndërhyri për t`i shpërndarë.

Por ato nuk u dorëzuan pasi 2 vjet më vonë, në Mars të 1859 u mblodhën dhe krijuan sindikatën e tyre për mbrojtjen e të drejtave në punë.

22 Nëntor 1908 – 15 Shkurt 1909

20 mijë gra protestuan duke bllokuar rrugët e Nju Jorkut për 3 muaj me radhë nga ku dhe mori emrin “Dita e Gruas”. Kjo protestë shënoi dhe fillimin e mobilizimit të grave në sindikata dhe kërkim të të drejtave të tyre në punë.

26 – 27 Gusht 1910

Në Kopenhagen në Folkets Hus (shtëpia e popullit) u mbajt mbledhja Socialiste Ndërkombëtare ku u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri.

Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

19 Mars 1911

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas ‘Dita e Gruas’ u vendos të festohej për herë të parë në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

25 Mars 1911

Një zjarr i fuqishëm shpërtheunë katet e fundit të Pallatit “Asch” e ” Triangle Ëaist Company” ku gjendej fabrika e tekstilit, nga ku humbën jetën 146 punëtorë ku shumica ishin gra emigrante italiane dhe hebrej europian që kishin emigruar në SHBA për një jetë më të mirë.

Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan në shumë vende.

Simboli i Mimozës

8 Mars 1946

Festohet në të gjithë Italinë për herë të parë Dita e Gruas ku dhe për herë të parë shfaqet simboli i lule mimozës, e cila lulëzon pikërisht në ditët e para të Marsit. Ideatoret e kësaj simbolike kaq domëthënëse ishin Teresa Noce, Rita Montagnana e di Teresa Mattei. Mimoza mbetet simboli i Ditës së Gruas vetëm në Itali dhe Rusi.

Nëntor 1977

Organizata e Kombeve të Bashkuara(UN) njohën botërisht 8-Marsin si ‘Diten e Gruas’ dhe ftuan të gjithë vendet anëtare që kjo ditë të shndërrohet si kontribute për të drejtat dhe dinjitetit të gruas dhe kushteve të saj.

Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Gruas” mori dimensione të tjera, dhe sot festohet në mbi 100 vende të botës. Në këtë dite reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave./abcnews.al/

Të fundit