E shtunë, 27 Korrik, 2024

KY 8 MARS ËSHTË DITA JOTE!

Nga Ornela Çuçi
E jotja, që sot je statistikë për shtetin, lot për prindin, mungesë për fëmijën dhe lajm shumë i lexuar për median.
Për ty që u trembe, qave, bërtite, sokëllite kundërshtimin pa zë, pate turp “botën” e nuk fole.
Për ty që të mbushin me djersë të ftohta përjetimet e dhomës bashkëshortore.
Për ty që përdoresh si kafshë pune bujqësore, por nuk ke të drejtë tek pronat dhe financat as të babës e as të burrit.
Për ty që të ulëret një “JO” çdo qelizë e trupit, por vëlezërit mbyllin sytë e veshët për ta degjuar.
Për ty që e lype vetë se guxove të vishesh bukur. Për ty që “ta ka dash qejfi vetë”.
Për ty që sot ndoshta do të mund të kishe lejen të festoje pak orë me shoqet, por….
Për ty e për të gjitha sa e morën këtë leje sot… se hajt mo, një herë në vit e shkreta.
Gëzuar Etleva, Mevlude, Bedrije, Liridona, Sadije, Hamide (shtatzanë madje)………………… sa shumë si ju edhe këtë vit në këto trojet tona ku sot këndohet e festohet si për dasëm në çdo lokal!
Gëzuar!

Të fundit