E premte, 26 Korrik, 2024

BASHA: NJË GRUA E FORTË – GARANCI PËR FAMILJE TË SHËNDETSHME (VIDEO)


Me rastin e 8 Marsit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me gra demokrate.

Basha u shpreh se pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë.

“Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur. Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre”, tha ai.

Sipas Bashës, “një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme”.

“Kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri. Gëzuar 8 Marsin!”, u shpreh Kreu i PD-së. /ATSH

Të fundit