E diel, 19 Maj, 2024

EDHE TARAVARI MBLEDH 10 MIJË NËNSHKRIME

Kandidati i VLEN, Arben Taravari, njoftoi sonte se ka tubuar nënshkrimet e nevojshme për të garuar për president në zgjedhjet e planifikuara për 24 prill 2024, përcjell KDP.

“Falemnderoj secilin nga ju që në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!
Le të jetë kjo fushatë e dedikuar e gjitha për Ju! Sinqerisht,Arbeni”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook.

Shefi i shtabit zgjedhor, Bashkim Bakiu, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë kandidatit të tyre Taravari.

“Këto janë nënshkrime pa asnjë detyrim. Ky është vullneti, vullneti i pastër i popullit. Pala tjetër duhet të kuptojë se pushteti nuk mbahet me dhunë, se vota nuk merret me dhunë. Të nderuar qytetarë, 10.000 herë faleminderit çdo qytetari të RMV-së, dhe atyre që kanë nënshkruar”, tha Bakiu.

BDI-ja mbrëmë njoftoi se kandidati i tyre Bujar Osmani ka mbledhur 10 mijë nënshkrime për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

Edhe kandidati i ZNAM, Maksim Dimitrievski, njoftoi se i ka nënshkrimet e nevojshme.

Në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe para noterëve të autorizuar janë mbledhur nënshkrime nga 11 kandidatë që duan të garojnë për kryetar të shtetit. Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00 dhe ditën e fundit, më 8 mars, do të punohet deri në mesnatë.

Të fundit