E mërkurë, 15 Maj, 2024

QEVERI: BËHET DORËZIM-PRANIMI I DETYRËS SË KRYEMINISTRIT

Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hënën, u bë pranim-dorëzimi i funksionit në mes kryeministrit të deritanishëm të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe Talat Xhaferit, kryeministër i Qeverisë kalimtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kovaçevski e ka uruar Xhaferin, duke thënë se beson që kjo qeveri do të jetë e përkushtuar në interesat dhe prioritetet e qytetarëve dhe të shtetit.

Sot realizuam pranim-dorëzimin e postit të kryetarit të Qeverisë së RMV-së në përputhje me obligimet ligjore për organizimin e një qeverie teknike, detyra kryesore e së cilës është organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira, demokratike dhe të ndershme presidenciale dhe parlamentare. Të gjitha politikat e nisura duhet të zbatohen plotësisht dhe vazhdimisht. Pres përkushtim në punë, përqendrim të të gjithëve në Qeveri dhe në këtë drejtim besoj se puna do të jetë në nivelin më të lartë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski apeloi që të gjitha subjektet politike që nga sot ta kenë të gjithë kontekstin aktual.

I bëj thirrje Qeverisë dhe të gjithëve në të, pavarësisht nga përkatësia partiake, të punojnë në interes të qytetarëve, ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit. Qeveria arriti të krijojë një sistem që funksionon në kohë krize, politikat janë të përcaktuara, masat janë të qarta, pres që të gjithë të tregojnë një vullnet të qartë politik për të mbështetur dhe ruajtur stabilitetin ekonomik dhe politik dhe të zbatojnë në mënyrë paqësore, të drejtë dhe demokratike zgjedhjet, ashtu siç i përshtaten një shteti anëtar të NATO-s dhe një shteti që ka filluar negociatat me BE-në”, theksoi Kovaçevski.

Në anën tjetër, Xhaferi theksoi se detyra primare e qeverisë së tij është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale dhe ruajtja e aleancës me SHBA, BE dhe NATO.

Me një votë, kontribuoi edhe PDE, e themeluar nga ish-anëtari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, me deputetin e saj Bastri Bajrami.

Përveç PDE, votën e dhënë për Xhaferin e dha edhe Skender Rexhepi, deputeti i cili themeloi Lëvizjen Populli pas largimit nga partia Alternativa.

Tre deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Pavle Trajanov – lider i Lidhjes Demokratike, i cili deri para ca kohësh ishte partner qeveritar. Atij iu shoqëruan edhe dy deputetët e partisë proruse në vend, Levica, kryetari Dimitar Apasiev dhe kolegu i tij Borisllav Krmov.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë, ata edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, ndërsa deputetët e opozitës shqiptare bojkotuan seancën.

 

 

Të fundit