E diel, 5 Maj, 2024

NESËR VOTOHET QEVERIA ME KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR NË RMV/ RAMA: MOMENT HISTORIK

Ditën e nesërmen (28 janar) Talat Xhaferri pritet të marrë detyrën si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Detyrën do e marrë  pasi të votohet në Kuvend mbi përbërjen e qeverisë së përkohshme.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama në një pos tim që ka  bërë në rrjetet sociale është shprehurse kreu i BDI-së, Ali Ahmetin, ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në RMV.

Ai ka ndarë një foto të Xhaferrit me Ahmetin, të cilës i ka bashkëngjitur diçiturën “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”-tha ai

Të fundit