E shtunë, 4 Maj, 2024

“BARBIE” NUK U NOMINUAN PËR OSCAR, MORGAN: PATRIARKIA PO QESH MË NË FUND

Piers Morgan u shfaq kritik edhe një herë pas shpalljes së nominimeve të këtij viti për Oscar. Në listën e kandidatëve mungonin emrat e Margot Robbie për rolin e saj si Barbie dhe Greta Gerwig, e cila drejtoi filmin.

Gazetari anglez bëri një artikull në New York Post, që zgjoi shumë komente, kur filmi doli në kinema, duke shkruar ndër të tjera: “Nëse do të bëja një film që i trajton gratë ashtu siç i trajton Barbie burrat, feministët do të më ekzekutojnë“.

Duke u tallur me gratë (Robbie dhe Gerwig) që nuk arritën të sigurojnë një nominim në Oscars të këtij viti, edhe pse Ryan Gosling u nominua për aktorin më të mirë në rol dytësor, Piers komentoi: “Ata kundërshtuan Gretën dhe Margot. Patriarkia po qesh më në fund”.

Përveç Gosling (e nominuar për Oscarin për aktorin më të mirë), America Ferrera do të jetë kandidate për Oskarin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Aktori John Donahue u shfaq në anën e vajzave në një koment në Twitter, duke pyetur: “Pra, vetëm Ken u nominua dhe jo Barbie? Kuptohet, Ryan Gosling është gjithmonë i jashtëzakonshëm në gjithçka që bën, por mendoj se Akademia e humbi pikën e filmit.“/abcnews.al

Të fundit