E mërkurë, 12 Qershor, 2024

ZELENSKI: PUTIN NUK DO PAQE NË UKRAINË

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski ka theksuar edhe njëherë se me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin nuk ka shanse për paqen. Në një intervistë me mediat britanike ai kërkoi më shumë ndihmë nga perëndimi.

“Ai nuk do paqe meUkrainën”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski në një intervistë për televizionin britanik, Channel 4, duke theksuar se me presidentin Putin në krye të Kremlinit ai nuk shikon ndonjë shans për paqen në Ukrainë. Putin do që me luftën e tij ta përvetësojë të gjithë vendin tonë, ka thënë presidenti ukrainas, cituar nga agjencia e lajmeve, DPA. Në të njëjtën kohë ai ka theksuar, se sa rëndësi ka pasur mbështetja e perëndimit për Ukrainën që të mbijetojë.

“Ju mund të na ndihmoni më shumë që të fitojmë”, tha Zelenski duke iu referuar aleatëve perëndimorë, që kanë ofruar miliardë si ndihma për Ukrainën por edhe municion dhe armë. Ai shprehur mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme. “Ne nuk do të mbijetonim pa mbështetjen amerikane”, tha Zelenski duke iu referuar debateve në Kongresin Amerikan për ndihmat ndaj Ukrannës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë.

Putin në konferenn e fundit të vitit 2023 me mediat, duke ngritur duart dhe para një sfondi blu
Fotografi: Alexander Zemlianichenko/REUTERS

Zelenski paralajmëroi për luftëra të tjera

Presidenti Zelenski e akuzoi udhëheqjen ruse madje për “çmenduri” në mesazhin e tij me video, dhe paralajmëroi për luftëra të tjera në botë. “Për shkak të çmendurisë së udhëheqjes ruse, të gjitha kombet e botës duhet të përballen me një periudhë të papërcaktueshmërisë dhe të pasigurisë”, tha Zelenski. “Botës po i bëhet gjithnjë e me qartë se në horizont mund të ketë luftëra të tjera”, shkroi ai në platformën X.

Zelenski iu drejtua në intervistë edhe me një ftesë ish-presidentit amerikan, Donald Trump që synon në zgjedhjet në nëntor të rizgjidhet, të vizitojë Ukrainën. “Ju ftoj në Ukrainë, në Kiev”, tha Zelenski, dhe se ai donte të dëgjonte, se si brenda 24 orësh do të bënte që lufta të merrte fund. Në këtë pikë, Zelenski refuzoi sërish dorëzimin e territoreve ukrainase tek Rusia për të arritur paqen, sipas DPA.

Pas dy vitesh luftë, Rusia mban të pushtuar pjesë të mëdha të rajoneve Luhans, Donjeck, Zaporishja dhe Kherson. Në vitin 2014 Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë. Presidenti rus, Putin akuzon Zelenskin, se nuk ka interes për paqen, ka ndaluar me dekret negociatat dhe se do që Rusia të pësojë humbje strategjike./REL

Të fundit