E shtunë, 27 Korrik, 2024

HISTORIANIA D. STOJANOVIQ: ELITAT SERBE DUKE MBËSHTETUR KONFLIKTIN E NGRIRË, KANË NGRIRË EDHE SHOQËRINË!

Në Podcastin serb “Fuqia trurit” (Snaga uma), historiania Dubravka Stojanoviq ka folur me tone kritike për qëndrimin ndaj historisë duke thënë se në fakt kjo ndikon në të sotmen dhe të ardhmen.Sikurse përcjell kdp.mk, Stojanoviq ka thënë se në kohën e Milosheviqit nis glorifikimi i viktimave dhe disfatave në historinë serbe, ndaj “sot kemi gjendjen patologjike të shoqërisë”: “Ne dhe më tej jemi në po atë program që na çoi në luftërat e viteve nëntëdhjetë. Elitat tona nuk duan të dalin nga ky program, ato mbështesin idenë e konfliktit të ngrirë dhe me këtë kanë ngrirë edhe shoqërinë,”- thotë historiania e njohur serbe:  

“Tani kam botuar një libër në të cilin kam analizuar tekstet tona të historisë nga viti 1913 deri në vitin 2021. I kam ndjekur ndryshimet. Pas luftërave ballkanike, pas Luftës së Parë Botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore, flitej për fitimtarët  dhe për luftëtarët. Flitej me shumë krenari për shpirtin fitues. Me paraqitjen e nacionalizmit në kohën e Millosheviqit, ndodh një ndryshim dramatik, të paktën sa i përket librave shkollor kjo nisi në vitet nëntëdhjetë, në shoqëri filloi edhe më herët…Këtu nis të festohet, në njëfarë mënyre, disfata dhe të festohet viktima. Keni një ndryshim në mënyrën sesi flitet për disa ngjarje kryesore. Për shembull, nëse në periudhën mes luftrave në Mbretërinë e Jugosllavisë, glorifikoheshin Beteja e Kolubarës dhe Cerskës, për shumë arsye, për kalimin nëpër Shqipëri kishte disa fjali, sepse ishte një traumë, sepse ishte një disfatë dhe një moment i vështirë. Tani keni disa fjali për Betejën e Kolubarës dhe Cerskës dhe nga disa faqe për “Golgotën shqiptare”. Një nga historianët më të mëdhenj që merret me kulturën e kujtesës, historiania gjermane Alaida Asman, këtë e ka quajtur “disfatë traumatike”. Mendoj se kemi tridhjetë vjet që jemi në një fazë socio-psikologjike të barrikadimit në disfatë, nga e cila nuk e lejojmë veten të dalim. Sikur kjo disfatë  bllokon. Alaida Asman thotë se “këto janë shoqëri që nuk kanë më dhembshuri për askënd”.  Ju jeni deri në atë masë në traumën tuaj sa nuk e shihni më as vuajtjen e Gazës, as të Ukrainës, as të luftërave jugosllave, as ndonjë ngjarje vërtet traumatike rreth jush, sepse jeni plotësisht të okupuar me viktimën tuaj. Nëse mundem, duhet të them si historiane, kjo është një gjendje patologjike e shoqërisë,” – ka thënë historiania Dubravka Stojanoviq në Podcestin e njohur “Fuqia trurit” (Snaga uma). Sipas saj, në Serbi nuk është hequr dorë as sot nga projekti që çoi në luftërat e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Kjo për shkak se, thotë ajo, “elitat nuk duan të dalin nga ky program, ato mbështesin idenë e konfliktit të ngrirë dhe me këtë kanë ngrirë edhe shoqërinë”:

“Kur të kaluarën tuaj tuaj nuk doni kurrsesi ta pasqyroni në mënyrë kritike, atëherë ju pareshtur nisni mite të caktuara. Fjala vjen, një ndër mitet tepër të rëndësishme këtu (në Serbi- v.j.) është se kurrë nuk kemi zhvilluar luftëra pushtuese, kurrë askujt nuk i kemi bërë asgjë të keqe. Pjesa tjetër e këtij miti, po ashtu e pranishme në publik, është se të gjithë kanë qenë kundër nesh, të gjithë atë – thikë pas shpine, kur e kemi pasur më vështirë, të gjithë na urrejnë e kështu me radhë’. Tani, nëse këtë e ndërlidhni, ju hyni në një fushë plotësisht iracionale. Domethënë, juve pa kurrfarë përgjegjësie tuajën, të gjithë ju urrejnë!  Dhe, vetëvetiu, ju sërish vëheni në rolin e viktimës. Në vend që të merrnit një vistër të tërë situatash historike ku Serbia ka zhvilluar luftë pushtuese, ku publikisht e ka proklamuar, nëpër gazeta në shekullin XIX, ose në Luftërat Ballkanike, se është qëllim, ku ta di, në luftën serbo-bullgare të pushtohet Sofja, se është qëllim, në Luftën e Parë Ballkanike, që të pushtohet Veriu i Shqipërisë dhe të dilet në Detin e Adriatikut. Kjo është proklamuar publikisht, të gjitha gazetat e shkruajnë këtë. I kam lexuar ato gazeta. Pra, këtë atëbotë akush nuk e ka fshehur. Me të përfunduar ajo luftë, edhe pak kohë u fol,- ja, e humbëm Shqipërinë Veriore dhe daljen në det, ndërsa këtë e deshëm; shumë shpejt kjo u vendos nën qilim dhe u ndalua plotësisht të flitet për këtë. Ndaj vijmë në situatën që, fjala vjen, bullgarët në Luftën e Dytë Botërore na sulmuan pa fije arsyeje, na sulmuan pa arsye, ama kishte një pjesë përgjegjësite të qeverisë serbe që shekli diçka, njëfarë marrëveshje, po të mos hyjmë në detaje. Domethënë, ju nuk e tregoni pjesën tuaj të përgjegjësisë, dhe pastaj reagimin e palës tjetër, në mënyrë që të kuptohet gjithë ajo ndodhi.”- ka thënë historiania Dubravka Stojanoviq./KDP/  

 

Të fundit