E shtunë, 27 Korrik, 2024

AMERIKA I JEP LEKCION VUČIĆ-IT!

1.
Nacionalshovenizmi serbian po jep shenja të qarta se nuk do qeverisje demokratike, por despotizëm!
Nuk zgjedhin serbët nji lider normal por nji despot që âsht hem President hem spiun, gjeneral ushtrie dhe klerik, Patriark!?
Kjo edhe po ndikon në kthesën amerikane!
2.
Kur thojsha mos u merrni me Serbinë, lëne në duer të ShBA-së dhe Chris Hillit, zyrtarë të shtetit të VV-së (partisë-shtet!) dhe zadhansa të pushtetit “u qojshin në kâmë t’mrama” tuj pretendu me brimë se Vučić po e mashtron Amerikën dhe se këta azginat injoranta po duen me e msu administratën ‘naive’ amerikane!?
Tash kur Vučić bâni llogari t’gabueme, për fatin e mirë t’Albin Kurtit, tue provu terrorizmin e inkursuem shtetnor në Kosovë dhe tue trimnu fashistin Dodik me kercënu shtetin unik boshnjak, ShBÂ i ngriti në qiellin mbi Bosnjë dy avionë F-16 (vetëm dy!!!) dhe i dha dritë jeshile Kosovës se munet me ble sistemet raketore antitanks “Javelin”!?
3.
Po. ShBA i ngriti vetëm dy F-16 mbi kokat e krisuna të atyne që duen me rrnu simas “mënyrës tradicionale Serbe”, (Vulin) përkundër vlerave të përbashkëta Perëndimore!?
Dega e shërbimit të USAF ka marrë në arsenalin e saj gjithsej 2231 F-16.
Që nga viti 2023, USAF operon me gjithsej 841 F-16 të varsioneve të ndryshme.
4.
Kjo âsht dëshmi se kush nuk e dëshiron dorën e mikut, Amerika ia jep grushtin e hekurt!

Të fundit