E martë, 18 Shkurt, 2025

ARKITEKTI I PEIZAZHIT MEDIAL TË KOSOVËS

Autorin e “Shtatë persona ndjekin autorin”, e takova për herë rë parë në një mbramje të zbehtë dimri në Tiranën e vjetit 1997.
Me një palë mustaqe të mirëmbajtura, për të cilat sot do ia kishin zili hipsterat, Ramiz Kelmendi rrezantonte dashamirësi, kuriozitet dhe dëshirë për t’i mësuar të tjerët për të folur dhe shkruajtur shqip.
Ai jepte pështypjen e një francezi apo italiani të dashuruar në kulturën dhe gjuhën shqipe që nuk duronte shprehje që e shtrembëronin atë.
“Mos thuaj tung more cung”, ishte fraza me të cilën i godiste si rrufe ata që e prenin në mes fjalën tungjatjeta.
Me një stil a la “belle epoque” Ramiz Kelmendi ka ditur se cilat susta duhen prekur që studentët e studios së gazetarisë “Faik Konica”, të shndërrohen në gazetarë, reporterë, opinionistë, kolumnistë dhe botues e pronarë mediesh.
27 vjet më pas, studentët e tij tashmë janë pjesë bartëse e gazetarisë së Kosovës, dhe shërbejnë si referencë për gazetarët e rinj.
Kurse Ramiz Kelmendi, në 7 vjetorin e ikjes në amshim, vazhdon të jetë një fanar domëthënës i edukimit të brezave të gazetarêve të rinj në vend.
Ai ishte kurioz dhe jo paragjykues, siç do të duhej të jetë gazetari!
Pusho në paqe Ramiz Kelmendi!

Të fundit