E enjte, 2 Maj, 2024

VJEN CIKLONI/ SHI NË ZONAT E ULËTA, BORË NË MALE GJATË FUNDJAVËS, MË PAS ULEN TEMPERATURAT DERI NË -9 GRADË

Cikloni që do të vijë këtë të shtunë në mbrëmje, do të vazhdojë të dielën dhe deri në orët e mëngjesit të së hënës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pritet që në vend të hyjnë masat ajrore të ftohta dhe të lagështa, me origjinë veriperëndimore.

Do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatare, por në jug e kryesisht në Ultësirën Perëndimore, reshjet do të jenë me intensitet të lartë deri në formën e rrebesheve. Këto reshje mund të jenë problematike kryesisht në zonat urbane.

Në lartësitë mbi 700-800 metër, priten reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar. Mbi 1000 metër, priten edhe stuhi bore.

Për shkak të këtij cikloni, pritet të ketë erë intensive, me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare deri në 10 metër për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 25 metër për sekondë. Edhe dallgëzimi në det do të jetë i lartë, i forcës 5 deri në 7 ballë.

Por, duke filluar nga dita e hëna dhe në ditët e tjera të javës, do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Nga e diela dhe në vijim, temperaturat në vlerat maksimale pritet të zbresin në 16 gradë Celsius, ndërsa në vlerat minimale pritet të zbresin deri në -9 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare në -2 dhe 0 gradë Celsius.

Të fundit