E enjte, 2 Maj, 2024

KRYESIMI I KARTËS SË ADRIATIKUT NGA SHQIPËRIA, VLERËSOHET SE DO TË NDIHMOJË KOSOVËN DREJT NATO-S

Që nga 1 janari i këtij viti, Shqipëria do të jetë kryesuese e Komisionit të Partneritetit të Kartës Adriatike.

Kjo po konsiderohet se është një shans e mirë që Kosova të bëjë progres drejtë anëtarësimit në këtë mekanizëm ndërkombëtarë.

Hisen Berisha, anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje thotë se tash e tutje, krerët shtetërorë duhet pasur kujdes në deklarata dhe veprime të tyre.

Teksa shton se për anëtarësim në këtë organizatë, duhet plotësuar edhe disa kritere tjera, përfshirë edhe përmbushjen e rrethanave politike.

Edhe njohësi i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava vlerëson se kjo do të ndikojë pozitivisht në rrugën e Kosovës drejt Aleancës Veriatlantike.

Karta ShBA- Adriatik është nismë politike sigurie me karakter rajonal e dakodruar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë.

Kjo nismë është e nënshkruar mes presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-së, për t’u zgjeruar më pas me Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, ku Kosova, Sllovenia e Serbia kanë statusin e vëzhguesit./

Të fundit