E enjte, 2 Maj, 2024

DHUNIMI I TRE TË RINJVE SHQIPTARË, REAGON KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në Herceg Nov, ku 3 të rinj shqiptarë u dhunuan pa arsye nga 8 persona me veshje ushtarake.

Përmes një njoftimi postimi në rrjetin social “X, Spajiç ka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet dhe se një prej agresorëve është identifikuar.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë malazeze shprehu keqardhje dhe theksoi s epo punohet për arrestimin e autorëve.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkroi Spajiç.

Kujojmë se dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi.

Më herët ministri Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.

Ministri Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm.

Të fundit