E shtunë, 27 Korrik, 2024

10 NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË

Që nga 1 dhjetori, dhjetë më të pasurit në botë kanë së bashku një vlerë prej afro 115 miliardë dollarësh më shumë se një muaj më parë. Një e katërta e këtij fitimi është për shkak të rritjes së pasurisë së Elon Musk gjatë nëntorit.

10 njerëzit më të pasur në botë janë më të pasur se një muaj më parë. Pasuria e tyre u rrit me afro 115 miliardë dollarë – një rritje prej 9%, për shkak të rritjes së aksioneve që variojnë nga Tesla në Alphabet.

Fituesi më i madh në muajin e kaluar (në terma dollarë) ishte Elon Musk , personi më i pasur në botë; një rritje gati 17% e çmimit të aksioneve të Tesla-s gjatë nëntorit e shtyu pasurinë e Musk-ut me 28 miliardë dollarë në 245 miliardë dollarë. Drejtori ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, Musk zotëron gjithashtu aksione në firmën private të raketave SpaceX dhe kompaninë e mediave sociale “X”, e njohur më parë si “Tëitter”.

Këtu janë 10 njerëzit më të pasur në botë që nga 1 dhjetori 2023 në orën 12 të mëngjesit me kohën Lindore, sipas “Forbes”.

1. Elon Musk

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 245.3 miliardë dollarë

Burimi: Tesla, SpaceX, “X” (“Tëitter”)

Mosha: 52

Vendbanimi: Austin, Teksas

Shtetësia: SHBA

2. Bernard Arnault

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 191.3 miliardë dollarë

Burimi: LVMH/ mallra luksi

Mosha: 74

Vendbanimi: Paris

Shtetësia: Francë

3. Jeff Bezos

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 168.4 miliardë dollarë

Burimi: Amazon

Mosha: 59

Vendbanimi: Medina, Uashington

Shtetësia: SHBA

4. Larry Ellison

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 146.5 miliardë dollarë

Burimi: Oracle

Mosha: 79

Vendbanimi: Woodside, California

Shtetësia: SHBA

5. Warren Buffett

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 119.3 miliardë dollarë

Burimi: Berkshire Hathaway

Mosha: 93

Vendbanimi: Omaha, Nebraska

Shtetësia: SHBA

6. Bill Gates

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 117.6 miliardë dollarë

Burimi: Microsoft, investime

Mosha: 68

Vendbanimi: Medina, Uashington

Shtetësia: SHBA

7. Mark Zuckerberg

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 115.9 miliardë dollarë

Burimi: “Facebook”/“Meta”

Mosha: 39

Vendbanimi: Palo Alto, Kaliforni

Shtetësia: SHBA

8. Steve Ballmer

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 112.8 miliardë dollarë

Burimi: Microsoft, investime

Mosha: 67

Vendbanimi: Hunts Point, Uashington

Shtetësia: SHBA

9. Larry Page

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 111.7 miliardë dollarë

Burimi: Google

Mosha: 50

Vendbanimi: Palo Alto, Kaliforni

Shtetësia: SHBA

10. Sergej Brin

10 njerëzit më të pasur në botë

Pasuria neto: 107.3 miliardë dollarë

Burimi: Google

Mosha: 50

Vendbanimi: Los Altos, Kaliforni

Shtetësia: SHBA/ CNA

Të fundit