E premte, 26 Korrik, 2024

A PO RIKTHEHET EURO-OPTIMIZMI APO PO RRITET EURO-SKEPTICIZMI?

Fundi i vitit 2023 sjell rritje të euro-optimizmit në Maqedoninë e Veriut – tregojnë rezultatet e sondazhit të opinionit publik të kryer për nevojat e Institutit të Prespës, përcjell KDP.

Sipas anketës, të kryer në një kampion prej 762 të anketuarve në nivel kombëtar, situata me mbështetjen për Bashkimin Evropian në vend po përmirësohet.

70.6 për qind e të anketuarve të pyetur nëse mendojnë se anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për vendin.

Është një përmirësim prej gati 10 për qind krahasuar me majin e këtij viti kur 61.2 për qind janë përgjigjur me “po”.

Prandaj, në këtë anketë, 24,1 për qind e të anketuarve kanë thënë se duhet kërkuar alternativë tjetër për BE-në, ndërsa në maj 34,1 për qind e qytetarëve janë për alternativë ndaj BE-së.

“Ka një rritje të euro-optimizmit. Anketa është kryer në periudhën nëntor-dhjetor të këtij viti. Në krahasim me majin, kur 60 për qind e qytetarëve do të votonin “po” nëse të dielën mbahej referendumi për anëtarësimin në BE, tani 67 thanë se do të votonin “po”, thotë Andreja Stojkovski nga Instituti i Prespës.

Pjesa tjetër e rezultateve tregojnë se Serbia ende perceptohet si miku më i madh i vendit – kështu janë shprehur 38.2 për qind e të anketuarve, që është një rënie prej 7 për qind krahasuar me majin e këtij viti.

Serbia renditet lart si një vend që ka kontribuar në zhvillimin demokratik të Maqedonisë – është në vendin e dytë, pas BE-së, por përpara SHBA-ve.

Serbia është në vendin e dytë për sa i përket kontributit në zhvillimin ekonomik.

E para, përsëri, është BE-ja dhe e treta është Gjermania.

Sipas ZVKRM për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, viti ishte i suksesshëm edhe pse nuk solli hapjen e negociatave, por solli një raport të Komisionit Evropian me kritika të rënda, veçanërisht në fushën e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Kemi pasur një vit shumë të suksesshëm, me një shfaqje të suksesshme. Kemi pasur një vit në të cilin kemi pasur sukses shtetëror dhe institucional, i pari që nga statusi i kandidatit në 2005, dhe për këtë duhet të jemi krenarë. Sa i përket vërejtjeve në raportin e KE-së, ne i pranojmë si udhërrëfyes se çfarë duhet të bëjmë në vitin e ardhshëm”, tha Mariçiq.

Viti i ardhshëm është vit zgjedhor, me zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, që nënkupton humbje kohe dhe burimesh për aktivitetet parazgjedhore dhe zgjedhore.

Të fundit