E shtunë, 20 Korrik, 2024

M SI MAIDAN OSE M SI MAQEDONI

Maidani është simbol i përmbysjes së pushtetit pro-rus në Ukrainë, së cilës Rusia iu kundërpërgjigj me forcë ushtarake dhe pushtim. Pushteti ynë mbase nuk është pro-rus?

Dhe, nëse RTS tashmë dëshiron të luhet “Me germën, me germën”, me germën M mundet edhe skenari maqedonas, ai kur edhe gjykatësit, edhe policia, edhe këshillat zgjedhore, përfunduan në burg për shkak të vjedhjes zgjedhore…

Shkruan: NADEZHDA MILENKOVIQ*

Në shoqërinë e ndarë, i ndarë edhe trupi elektoral – në trup elektoral dhe në kokë elektorale.

Trupin elektoral është shumë më kollaj ta bindësh se kushdo që hyp në pushtet –  automatikisht është edhe princ mbi kalin e bardhë.

Koka elektorale  është tashmë është më depërtuese. Ajo e sheh veten (me të drejtë) si princ që mban pantoflën prej xhami dhe e provon tek akëcila që duket si ajo princeshë nga balloja. Dhe  shikon mirë me sytë e tij, kurse i ndihmon fakti se pantofla  është e tejdukshme, kur motrat e Hirushes përpiqen t’i shtyjnë thembrën aty ku nuk e ka vendin. Dhe, badihava që pushteti angazhoi edhe minj dhe kunguj për të aktruar  qerre e karroca, koka elektorale e di që  ata që në mesnatën e zgjedhjeve, sërish do të rikthehen në vetvete dhe do të jenë, nuk mundet ndryshe, të ngjashëm me veten e tyre. Hë, bajatë ose, siç do të thoshte kryeministrja, brutalë. Madje edhe më brutal, siç tha për disa të tjerë presidenti i Serbisë, i cili preferon superlativët. (Jo, vërtet, po a nuk e dinë se Bruti, vrau brutalisht pas shpine babën politik, apo që të dyve iu punon nënvetëdija?)

Trupi elektoral – të cilit i mjafton që kali  të jetë i bardhë, që të mos kapet bash me ta dhe ai që aktron princin të mos i fusë ata në burg e të mos ua marrë atyre pronën e vet aty-këtu ua ndanë të huajën – kurrsesi nuk e ka të qartë se çfarë mendon koka elektorale. Çfarë sundimi i së drejtës, çfarë lirie informimi, çfarë e drejtë zgjedhore dhe, ore, çfarë demokracie kur këtu askush as që i ka përjetuar, përveç atyre pak viteve, dhe kjo madje  vetëm në fillim të shekullit XXI.

Nga ana tjetër, ose më saktë nga anë të ndryshme, kokës elektorale i shkaktohen kokëdhimbje. Pse dolën në zgjedhje kur e dinin se pushteti do të vidhte? Epo, sepse nuk do të kishin anëtarë komisionesh të cilët edhe e verifikuan vjedhjen. Pse nuk i ndërprenë menjëherë zgjedhjet? Epo, sepse do t’i akuzonin se po e bëjnë për shkak se po humbasin. Pse nuk u mbrojtën, pse të njëjtën mbrëmje nuk bën thirrje për protesta, çfarë greve urie – pse dikush nuk digjet si dikur Jan Palah, në sheshin e të cilit në Pragë tani ndodhi masakra…?

Ndërsa kur ndodhën protestat, RTS raporton se njerëzit reagojnë për shkak se “nuk ishin të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve” dhe se policia (e barrikaduar spontanisht në asamblenë e qytetit) “vetëm po e kthen mbrapsht lotësjellësin që protestuesit e hedhin në ndërtesë”. Me fjalë të tjera, përkatësisht, sipas fjalëve të presidentit të Serbisë: Përgatitet Maidani. Dhe përsëri – ose vetë po shfrytëzon gabimisht krahasimin (si kryeministrja, atë banalen “se iriqi don iriqin”) ose po i punon ndërvetëdija. Sepse – Maidani është simbol i përmbysjes së pushtetit pro-rus në Ukrainë, së cilës Rusia iu kundërpërgjigj me forcë ushtarake dhe pushtim. Pushteti ynë mbase nuk është pro-rus?

Dhe, nëse RTS tashmë dëshiron të luhet “Me germën, me germën”, me germën M mundet edhe skenari maqedonas, ai kur edhe gjykatësit, edhe policia, edhe këshillat zgjedhore, përfunduan në burg për shkak të vjedhjes zgjedhore. Kurse “Me germën, me germën P” mundet edhe skenari polak, ai i paradokohshmi kur pushteti i ri zëvendësoi dhe arrestoi drejtorët dhe redaktorët e televizionit dhe radios shtetërore për shkak të propagandës së egër të ish-regjimit.

*Shkrimi është marrë nga: pescanik.net/Përktheu në shqip: kdp.mk

Të fundit