E enjte, 2 Maj, 2024

SERBIA: BULLGARIA, THIKË PAS SHPINE ME DEKLARATËN PËR KOSOVËN

Vizita e Presidentit Bullgar, Rumen Radev në Kosovë ka shqetësuar mediat pro qeveritare në Serbi. Deklaratat e kreut të shtetit të Bullgarisë për njohjen e Kosovës dhe uljen e tensioneve në kufirin verior të saj, janë cilësuar nga një pjesë e mediave serbe si thikë pas shpine për politikën e jashtme të Beogradit.

Ditën e premte gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti bullgar dënoi sulmin e armatosur në Veri të Kosovës, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

Radev tha se “Bullgaria do të vazhdojë të këmbëngulë për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe paralelisht për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve deri më tani. Kjo është e vetmja rrugë. Ne kategorikisht përjashtojmë provokimet e armatosura dhe dhunën dhe shprehim edhe shqetësim për situatën në veri”.

Pjesa që ka shqetësuar më tepër qeverinë serbe lidhur me paralajmërimin e presidentit bullgar, për kushtëzime të Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, nëse nuk arrihet një marrëveshje me Kosovës.

Të fundit