E premte, 26 Korrik, 2024

RASTI I BRUKSELIT DHE ÇASHKËS

Ashtu sikurse në vitin 1996-97 projektohej ndarja e Maqedonisë nga Sllovenia në rrugën e integrimit, edhe sot projektohet ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së. Për këtë arsye, mesazhet diplomatike nga Uashingtoni janë gjithnjë e më pak diplomatike ndaj strukturave të Beogradit në Shkup, Tetovë, Veles dhe Strumicë. Maqedonasit i kuptojnë këto mesazhe, sepse janë aleatë në NATO dhe duan të jenë pjesë e BE-së. Vetëm disa funksionarë të tashëm dhe të mëhershëm -maqedonas aktrojnë se nuk nuk i kuptojnë.

Shkruan: IVON VELIÇKOVSKI*

Gjashtë muaj para dhe një ditë pas Brukselit: Disfata ka emra dhe mbiemra.

  1. Direkt, këta janë emrat dhe mbiemrat e deputetëve dhe kryetarit të partisë së tyre, Hristijan Mickoski, të cilët i refuzojnë plotësimet kushtetuese.

Për shkak se ky nuk është as “bullgar” as “evropian”, por diktat maqedonas:

– për barazinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut si parakusht

– për shkeljen e pabarazisë së maqedonasve me maqedonasit sistemor.

  1. Në anën tjetër, janë (botët e kabinetit të ushqyer nga) Zaev dhe Pendarovski dhe antenat e tyre joqeveritare dhe mediatike që aktrojnë “publikun”.

Për shkak se kjo garniturë imagjinonte 30 vjet të reja pushtet, duke u luhatur mes jug-maqedonizmit, europianizmit dhe pansllavizmit ortodoks – ndërkohë që “qerasin” funksione dhe grante.

  1. Historikisht, janë të gjitha qeveritë e mëparshme që penguan rregullimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Bullgarinë në mënyrë që Maqedonia të mbetet e lidhur për rrugën evropiane me Serbinë, në vend se me Slloveninë.

Dhe të gjithë ish-ambasadorët perëndimorë që me dekada toleruan narrativën “Maqedonia – lider në rajon” që ne maqedonasit të mbetemi në ëndrrën se dikush tjetër do të na e bëjë punën.

Sipas linjës së “përgjegjësisë komanduese”, Kovaçevski u tregua tepër inert ndaj flirtit të “garniturës” që trashëgoi me civilët valutorë, sovjetët manjatë dhe jugosllavët antikë të sistemuar përreth tij.

Prandaj, sipas aleancave dhe veprimeve në dy javët e ardhshme do të dëshmojë  nëse do të jetë pika 4 në këtë numërim.

Ose pika 1 në listën e emrave dhe mbiemrave të fitores së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, gjashtë muaj nga sot.

Në këtë listë do të jenë emrat e të gjithë neve që me veprimin tonë politik do t’i detyrojmë faktorët politikë të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Sepse nuk ka rrugë tjetër për të arritur qëllimin evropian. Në doni si popull, në doni si komb, njësoj.

Dhe për fund: Ukraina dhe Moldavia morën shpërblim – por edhe sfida shtesë duke iu afruar statusit Pjesë përbërëse nga kufiri  direkt evropian të putinizmit.

Sfida që janë në domenin e kritereve ekzistenciale evropiane dhe janë shumë më të vështira se ato të Kopenhagës.

Protestat në Çashkë – mbrojtja e “koalicionit të nëndheshëm” për Dakën, Angjushevin, Samsonenkon… dhe të tjerët në “listën e zezë

Ishte çështje kohe kur ish-kryeministri Zaev do të dilte në mbrojtje zëvendëskryeministrit të tij Angjushev. Kolegu – profesori i Mickoskit, “biznesmen i respektuar sipas përzgjedhjes së Zaevit, i deleguar në Qeveri” nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Në kohën e tyre, Davidoviq-Daka “investon” në “Jelak” të Tetovës me gjithë Sharrin dhe në Ovçepole, dy deri në tridhjetë kilometra  vijë ajrore nga “Krivolaku”. Me “mirëkuptimin plotë zemër” të Qeverisë së RMV-së dhe këshillave lokale ku bëjnë pjesë edhe VMRO-DPMNE dhe LSDM (në Tetovë edhe BDI).

Po ky Daka nga “lista e zezë” amerikane për shkak të korrupsionit përmes të cilit po përhapet ndikimi malinj rus në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë “investues” reaguam vetëm disa para zgjedhjeve 2020.

Vetëm pak prej nesh reaguan ndaj këtij “investitori” përpara zgjedhjeve të 2020-ës.

Të njëjtët që reaguam se “takimi i liderëve” Zaev-Mickoski-Pendarovski para atyre zgjedhjeve është vetëm një paralajmërim i “koalicionit të nëndheshëm për Republikën e Maqedonisë”, sapo manjatët jugo-sovjetikë të humbin ndikimin në Maqedoninë e Veriut të NATO-s.

Edhe tani vazhdon përpjekja për të përsëritur situatat, figurat politike dhe tendencat e vitit 2020 për vitin 2024.

Prandaj, është koha që të inkurajohen pjesët pro-evropiane dhe pro-euro-atlantike të të gjitha partive, dhe veçanërisht të koalicionit qeverisës, që të mos bien nën

Shantazhet e fundit të “koalicionit të nëndheshëm”:

  1. Se “do t’ia shkurtojnë mbështetjen e tyre për zgjedhjet”. Po të mbështesnin proceset dhe përmes tyre edhe partitë e tyre – do t’i mbështesnin integrimet në BE dhe për ndryshime kushtetuese do të kishin siguruar 118 nga 120 deputetët.
  2. Se “do t’i ndajnë partitë dhe do të pavarur do të kandidojnë në zgjedhje”. Partitë siç i njohim, prej kohësh janë thellësisht të ndara.
  3. Se “do t’i radikalizojnë maqedonasit”: Kjo tashmë po testohet në Çashkë, përmes një replikimi të protestave kundër Akademisë Pedagogjike me mësim në gjuhën shqipe më 1997. 25 vjet më vonë, kemi 2 universitete shtetërore në shqip – dhe kjo nuk i pengon askujt.

Sot, asnjë pjesëmarrës në protestat e 1997-ës nuk dëshiron të rikujtohet se ai në fakt vetëm ishte përdorur për polarizimin që na çoi në vitin 2001.

Është çështje kohe dhe kostoje për shoqërinë kur do të kuptohet se në vitin 2023 Çashka po shfrytëzohet si kordon për mbrojtjen e Angjushevit, Samsonenkos, Kamçevit dhe të gjithë emrave të deritashëm dhe të ardhshëm në listën e zezë. Dhe jo për mbrojtjen e Maqedonisë apo maqedonasve. Për shkak se maqedonasi nuk dëshiron ta pengojë askënd që të mësojë në gjuhën amtare – sepse deri në vitin 1945 këtë ia ndalonin atij.

Ashtu sikurse në vitin 1996-97 projektohej ndarja e Maqedonisë nga Sllovenia në rrugën e integrimit, edhe sot projektohet ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së.

Për këtë arsye, mesazhet diplomatike nga Uashingtoni janë gjithnjë e më pak diplomatike ndaj strukturave të Beogradit në Shkup, Tetovë, Veles dhe Strumicë.

Maqedonasit i kuptojnë këto mesazhe, sepse janë aleatë në NATO dhe duan të jenë pjesë e BE-së. Vetëm disa funksionarë të tashëm dhe të mëhershëm -maqedonas aktrojnë se nuk i kuptojnë.

*Shkrimi është marrë nga profili i autorit në Facebook/Përktheu: kdp.mk

 

 

Të fundit