E premte, 13 Dhjetor, 2024

MBAHET SHKOLLA E POLITIKAVE EUROPIANE, DISKUTIM MBI INTEGRIMET NËN PRIZMIN E METODOLOGJISË SË RE

Shkolla e sivjetshme tematikisht i është përkushtuar bartjes së njohurive për proceset integruese europiane përmes prizmit të metodologjisë së re të modifikuar të proceseve integruese. Trajnuesit dhe espertët kanë diskutuar integrimet europiane pikërisht duke u bazuar në metodologjinë e re, duke sjellë njohuri mbi këtë çështje për të pranishmit, por edhe duke sjellë përvojën e deritanishme të bisedimeve për anëtarësim në BE. Edicioni i sivjetshëm i Shkollës së Politikave Europiane zbatohet në kuadër të projektit “Mediat për BE-në”

Për dy ditë, më 15 dhe 16 dhjetor, në Veles, është mbajtur Shkolla e Politikave Europiane. Edicioni i sivjetshëm i Shkollës së Politikave Europiane zbatohet në kuadër të projektit “Mediat për BE-në” – Programi i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, të cilin EUROTHINK – Qendra për Strategji Europiane e zbaton  në partneritet me Asociacionin Europian për Demokracinë Lokale (ALDA) dhe Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Shkolla e sivjetshme tematikisht i është përkushtuar bartjes së njohurive për proceset integruese europiane përmes prizmit të metodologjisë së re të modifikuar të proceseve integruese

Në ditën e parë trajnuesit Ana Krstiovska dhe Srgjan Majstoroviq kanë folur mbi procesin e integrimeve europiane nën prizmin e metodologjisë së re, ndërsa përfaqësuesi i Sekretariatit për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Dragan Tilev ka fiolur mbi përvojën e deritashme të bisedimeve për anëtarësim në BE. Në ditën e dytë për procesin e integrimeve ka folur eksperti Srgjan Majstoroviq.

Shkolla e Politikave Europiane është një aktivitet tradicional i Eurothink-ut që mbahet çdo vit. Qëllimi i ngjarjes është të kontribuojë për të kuptuar më mirë procesin e integrimeve europiane mes përfaqësuesve të organizatave qytetare, mediave dhe palëve të tjera të inetersuara.

Të fundit