E premte, 21 Mars, 2025

LUFTA IZRAEL-HAMAS: SHBA I KËRKON PEKINIT TË ZBUSË IRANIN

Uashingtoni i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë marrëdhëniet e saj me Iranin dhe vendet e tjera në Lindjen e Mesme për të nxitur qetësinë dhe për të parandaluar përhapjen e konfliktit ndërsa Izraeli zgjeroi operacionet e tij tokësore në Rripin e Gazës, raportoi FT, përcjell KDP.

SHBA ngriti çështjen me ministrin e jashtëm të Kinës Wang Yi gjatë një vizite tre-ditore në Uashington që përfshinte një takim me Presidentin Joe Biden të premten. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për veprimet e mundshme ushtarake iraniane për të mbështetur Hamasin ose Hizbollahun që mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

“Ne. . . e shtyjmë Kinën të merrë një qasje më konstruktive, dhe kjo do të përfshinte sigurisht angazhimet e tyre me iranianët për të nxitur qetësi”, tha një zyrtar i lartë amerikan pas takimeve me Wang.

“Kina padyshim ka marrëdhënie në rajon. . . Ne mendojmë se duhet të përdoren ato lidhje për të bërë thirrje për qetësi nga të gjitha anët. Dhe unë mendoj se disa nga komentet e tyre publikisht janë fokusuar në një drejtim të veçantë.”

Izraeli ka kritikuar Kinën se nuk ka mbajtur një qëndrim kritik kundër Hamasit për sulmin e tij të 7 tetorit. Në fillim të këtij muaji, Wang i tha ministrit të jashtëm saudit, Princit Faisal bin Farhan se fushata ushtarake e Izraelit në përgjigje të sulmit ishte “përtej fushëveprimit të vetëmbrojtjes”.

Në vizitën e parë të një ministri të jashtëm kinez në Uashington që nga viti 2018, Wang zhvilloi 10 orë takime me Biden, sekretarin e shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

 

Të fundit