E martë, 21 Maj, 2024

REKTORI BEXHETI: UEJL KA RRITJE PERMANENTE TË NUMRIT TË STUDENTËVE

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, akademiku, Abdylmenaf Bexheti në një intervistë ekskluzive për KDP.MK thotë se këtë vit, UEJL ofron risi dhe ndryshime të reja në aspektin e ristrukturimit të ofertave akademike, programeve studimore si dhe profileve të reja. Sipas tij, këto ndryshime ndodhin në kohën kur Universiteti duhet të jetë në hap me ndryshimet teknologjike, si dhe në  harmoni me nevojat e tregut të punës. Ai thotë se UEJL këtë vit ka në dispozicion tre programe të reja studimore, kryesisht që ndërlidhen me shkencat teknike siç janë politekniku, dizajni digjital, si dhe programi i ri i piskologjisë. Bexheti thotë se UEJL ka bërë përgaditje edhe për ofertën cilësore të infrastrukturës, duke zëvendesuar tërësisht gjeneratën e vjetër të kompjuterëve me 300 kompjuterë të rinj.

Intervistoi: Enis Shaqiri

Ai gjatë kësaj interviste flet edhe për gjendjen e përgjithshme të arsimit të lartë, në veçanti për sfidën e “mungesës së autonimisë segmentuese, organizative, akademike dhe financiare nëpër universitete”.  Bexheti, këto vlersime i bënë jo vetëm si rektor i UEJL-ës, por edhe si kryesues i Konferencës Ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I pyetur nga KDP, se si qëndron Universiteti Evropës Juglinodore në krahasim me vitet e tjera për nga numri i studentëve të rinj, të sapo regjistruar, Bexheti thekson se “tash e pesë vite, UEJL ka rritje permanente të studentëve si rezultat i ofertave të reja adekuate, ofrimit të bursave Universitare, si dhe dijeve të prindërve, pasi prindërit i orjentojnë studentët se ku dhe çfarë do të studiojnë”.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

Të fundit