Shkruan: Agron Demiri
Nga Maqedonia e Veriut, një shtet me probleme të shumta ekonomike, politike, sociale, arsimore, shëndetësore, sot jemi një prej vendeve që ka përparuar më së shumti në çdo aspekt në krahasim me vendet tjera në rajon dhe kjo falë politikbërjes së Zoran Zaev!
Apeloj si një djalë i ri, aktiv në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe me motiv që të kontribuoj në këtë vend, që deputetët në përgjithësi të votojnë ndryshimet kushtetuese nëse duam një shtet stabil dhe më të mirë për fëmijët e tyre dhe gjeneratat që vijnë pas.Rruga europiane është kjo dhe s’duhet kthim prapa. Krejt këto ndryshime s’janë asnjëherë të mjaftueshme, mundemi më shumë, ndaj, duhet që të besojmë në vlera demokratike, të besojmë në rrugën që e nisi dhe e trasoi Zoran Zaevi, ndërkaq sot po këtë rrugë e vazhdon vizionari Dimitar Kovaçevski në krye me qeverinë proeuropiane.
Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetarët e këtij vendi meritojnë të jetojnë sipas standartit europian dhe jo të kërkojnë këto standarde në dyert e shteteve europiane, prandaj besoj fuqishëm se politikbërësit, deputetët që kanë vetëdije të lartë politike do të kontribuojnë që kjo ëndërr shumë shpejt të bëhet një realitet.