E diel, 19 Maj, 2024

VERIU I NGROHTË – JUGU I ACARTË

Në Perëndim isha nga ish-republika e Maqedonisë, ku shqiptarët ishin qytetarë të rendit të dytë, të diskriminuar dhe të majorizuar. Si gjithë shqiptarët që punonin në shtetet perëndimore, sapo kishin mbërritur në perëndim, kishin shijuar lirinë dhe demokracinë. Edhe vetë isha i mahnitur, i fascinuar nga kultura, emancipimi, humanizmi dhe begatitë e shtetit zviceran, ku isha vendosur. Populli i atjeshëm ishte me virtyte të larta, me kulturë, shprehi pune dhe i arsimuar. Një ndër virtytet që më pëlqyen ishte buzëqeshja, përshëndetja në rrugë dhe kudo, me një “Danke”, “Schon” dhe “Wiedersehen” apo “Faleminderit shumë dhe mirupafshim!”. Në qytetin ku jetoja, në vendlindje, kisha njëfarë “fobie” nga policët, që dukeshin si xhelatë dhe arrogantë. Në Zvicër isha i fascinuar nga sjellja, buzëqeshja e policëve që rrallë kontrollonin.

Shkruan: Merxhan Jakupi

Në periudhën e ish-Federatës Jugosllave shpesh përmendej maksima: “Sa më në jug, aq më mjerim!”. Dy republikat ish-jugosllave që konsideroheshin si më të zhvilluara, Sllovenia dhe Kroacia, më shumë ishin të lidhura me shtetet perëndimore, si me Austrinë, Gjermaninë, Italinë dhe disa të tjera, ndërsa në viset më të varfra jugore, rrallë udhëtohej.

Në pranverën e vitit 1980, për herë të parë kisha dalë në Perëndim, treni u ndalë në kryeqytetin e republikës së Kroacisë, në Zagreb. Njëri nga pasagjerët, në bisedë rasti tha se Evropa fillon nga Zagrebi, kurse një zotëri tjetër e ndërpreu, duke i thënë se Evropa fillon nga Sllovenia. Shumica e udhëtarëve punonin në shtetet perëndimore. Të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të ish-republikave jugosllave konsideroheshin si qytetarë jugosllavë, ndonëse mes popujve jugosllavë kishte divergjenca kulturore, por në perëndim ishim të njëjtë, ballkanas që na futnin në një thes.

Në Perëndim isha nga ish-republika e Maqedonisë, ku shqiptarët ishin qytetarë të rendit të dytë, të diskriminuar dhe të majorizuar. Si gjithë shqiptarët që punonin në shtetet perëndimore, sapo kishin mbërritur në perëndim, kishin shijuar lirinë dhe demokracinë. Edhe vetë isha i mahnitur, i fascinuar nga kultura, emancipimi, humanizmi dhe begatitë e shtetit zviceran, ku isha vendosur. Populli i atjeshëm ishte me virtyte të larta, me kulturë, shprehi pune dhe i arsimuar. Një ndër virtytet që më pëlqyen ishte buzëqeshja, përshëndetja në rrugë dhe kudo, me një “Danke”, “Schon” dhe “Wiedersehen” apo “Faleminderit shumë dhe mirupafshim!”. Në qytetin ku jetoja, në vendlindje, kisha njëfarë “fobie” nga policët, që dukeshin si xhelatë dhe arrogantë. Në Zvicër isha i fascinuar nga sjellja, buzëqeshja e policëve që rrallë kontrollonin.

Popujt që kanë humbur buzëqeshjen

Që nga fillimi i viteve të 80-ta, akoma i kam të freskëta kujtimet e udhëtimit me makinë për pushime në vendlindje. Më kujtohen kontrastet, divergjencat kulturore mes popujve perëndimorë dhe popujve ballkanas.

Ishte mesi natës, duke pritur në kufirin gjermano-austriak. Doganierët bënin kontrollin e udhëtarëve. Ishin të spikatur e elegantë, të përcillnin me buzëqeshje pas kontrollit, me “Faleminderit” dhe “Rrugë të mbarë”. Në doganën e ish-federatës jugosllave valëvitej flamuri dhe emblema. Duke pritur në kolonë, nga dritarja vëreja me bisht syri një doganier i mbështetur me dy duar në kokë mbi tavolinë, duke u kotur. Doganieri që kontrollonte pasaportat ishte i përgjumur, i zbetë, me sjellje arrogante. Pasi hapi bagazhin e makinës, më mori në zyrë. Unë i dija rregullat dhe në fund i futa 20 marka gjermane në xhep, pa më përshëndetur, më tha: “Ikë, shporru më shpejt!”.

Duke udhëtuar sa më në jug, aq më keq. Shpesh policia serbe kontrollonte makinat me targa perëndimore. Kur legjitimonin udhëtarët me identitet nga Kosova dhe Maqedonia, fillonin kontrollimin e rreptë dhe pasonin reprezaljet. Në periudhën ish-jugosllave, UDB-a kontrollonte mërgimtarët dhe militantët shqiptarë dhe ata kur shkonin në pushime ua merrnin pasaportat.

Taverna ballkanike

Kam dëgjuar shpesh nga miqtë e mi që vinin me pushime në vendlindje, thoshin se pasi kalonin kufirin slloven dhe kroat, ndiheshin më të lirë, sepse ata ishin nga pak të ashpër dhe të ftohtë, ndërsa kur hynin në Serbi shkelnin pedalin e shpejtësisë dhe për këtë nuk shqetësoheshin kur i ndalte policia, sepse i korruptonin me 20-30 euro. Një herë, duke më kontrolluar policia serbe, pasi konstatoi se gjithçka ishte në rregull, më pyeti për policinë sllovene dhe kroate, i thashë që nuk janë të korruptuar. Po, m’u përgjigj, ata marrin paga deri 2000 euro, kurse ne detyrohemi që vetë t’i sigurojmë deri 5000 euro. Duke buzëqeshur, më tha se këtë zanat e kanë ballkanasit dhe atë e kanë mësuar nga osmanlinjtë.

Rrugëtimi vazhdon për në vendlindje. Duke iu afruar qytetit tim, askund nuk shoh njerëz me buzëqeshje, por vetëm një kaos, sidomos në trafikun urban. Rrugët, me gropa. Ajri i ndotur. Lumenjtë me mbeturina…Banorë që hedhin mbeturinat nga ballkoni. Qen dhe mace endacakë. Gjithë kjo panoramë duket e zymtë, trishtuese. Kujton se po jeton në një geto dhe jo në Evropë.

Filozofi slloven, Sllavoj Zhizhek, shkruan se popujt jugosllavë janë të ndarë në dy qytetërime: atë lindor dhe perëndimor. Serbët, boshnjakët, shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit i takonin qytetërimit bizantino-osman. Sllovenët dhe kroatët i takonin qytetërimit perëndimor, katoliko-protestant. Divergjencat kulturore kanë qenë te përplasja e qytetërimeve. Sllavët e jugut ishin të ndarë në dy qytetërime, andaj bashkimi i tyre dhe i shqiptarëve në një shtet të përbashkët, ishte një tragjedi.

Të fundit