E mërkurë, 22 Maj, 2024

KURTI NË FORUMIN E PRESPËS NË STRUGË, TAKOHET ME ALI AHMETIN

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mëngjesin e sotëm ka arritur në Forumin e Prespës për dialog i cili po mbahet në Strugë, përcjell kdp.mk.

Sikurse njoftojnë agjencitë e lajmeve, Kurti është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, zv/kryeministrin Artan Grubin dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.

Dje Kurti i bëri thirrje KFOR-it të ushtrojë trusni ndaj Serbisë që ti kthej policët e kidnapuar.

Ndërkaq, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog tha se Franca dhe Gjermania mund të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemi.

Unë jo njëherë e kam thënë, me hasmëri shekullore nuk jetohet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur. Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët. Por ama edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”, – tha Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu në profilin e tij në facebook ka shkruar se “askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar.“

Ahmeti tutje e ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë.

Sipas kreut të integristëve, vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë.

Ai në fund ka shtuar se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat.

Reagimi i plotë:

Të fundit