E shtunë, 18 Maj, 2024

BUNDESTAGU SOT DO TË MIRATOJË REZOLUTË PËR MBËSHTETJEN E ANËTARËSIMIT TË MAQEDONISË SË VERIUT NË BE

Bundestagu gjerman sot do të do të debatojë dhe votojë për rezolutën për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas, përcjell kdp.mk.

Rezoluta e titulluar “Mbështetni në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së.

Bundestagu gjerman pa mëdyshje e pranon gjuhën maqedonase, kulturën dhe identitetin”, thotë në deklaratën për DW, deputeti i Liberalëve (FDP), Tomas Haker. Si pjesë e shumicës parlamentare Haker është një nga iniciatorët e rezolutës në parlamentin gjerman për Maqedoninë e Veriut, e cila sot do të gjendet në rend dite të Bundestagut.

Haker tha se Maqedonia e Veriut është një shembull unik në rajon për gatishmërisë e plotë për integrime euroatlantike. Kjo është arsyeja pse rezoluta kërkon që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet “më inovativ”.

Ashtu siç ka qenë prej vitesh, nuk mund të vazhdojë. Prandaj, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera që sinqerisht mbrojnë anëtarësimin në BE, duhet t’u ofrojmë hapa të ndërmjetëm tërheqës. Propozimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila kërkon të mundësojë një lidhje më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor me planin me katër pika, shkon në drejtimin e duhur”, thotë Haker.

Sipas tij, hapa të tillë janë detyrë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, “dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut”, sepse edhe tani është e dukshme se besueshmëria e BE-së në disa vende nuk është e pafundme

Në Parlamentin gjerman gjithashtu do të debatohet edhe për dokumente të tjera, fokusi i të cilave është integrimi evropian dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Deputetët gjermanë do të kërkojnë nga Qeveria federale të arrijë në nivel të BE-së pëlqim se pikëpamjet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë janë “të njëkuptimta, të besueshme dhe të mbështetura nga përparimi i prekshëm“.

Përveç kësaj, propozohet që vendet kandidate të bien dakord për hapa të ndërmjetëm për lidhje më të ngushta me BE-në në rrugën drejt BE-në, siç është anëtarësimi i asociuar  në politikëm e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes pa të drejtë vote dhe mënyrë për të hyrë në tregun e brendshëm të BE-së në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës, si dhe progres në sundimin e së drejtës.

Në dokumentet e propozuara në Bundestag, thuhet edhe se Ballkani Perëndimor mbetet një “rajon i paqëndrueshmërisë latente”.

Lufta agresive e  Rusisë kundër Ukrainës e ka theksuar cenueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës, si dhe faktin se konfliktet e ngrira ose të supozuara të kufizuara hapësinore mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt. Konflikte të tilla e kërcënojnë stabilitetin dhe interesat e BE-së. Edhe krahas përparimit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqëndrueshmërisë latente, ku krimi i organizuar, korrupsioni dhe  gjyqësori i dobët janë shumë të përhapura“, konsiderojnë parlamentarët gjermanë.

Në rajon, siç theksohet, ende vazhdojnë çështjet etnike dhe fetare.

Në interes të vetë BE-së është që gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt me  vendet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim të së drejtës,  zgjidhje paqësore të kontesteve, struktura të forta demokratike dhe prosperitet ekonomik. Që kjo të ndodhë, këto vende duhet të anëtarësohen në BE“, qëndron në dokumentin për të cilin sot do të debatohet dhe votohet në Bundestagun gjerman.

Parlamentari Boris Mijatoviq (Të Gjelbërit) në lidhje me rezolutën e propozuar në Bundestag, në një deklaratë për “360 gradë” thotë se “gjuha maqedonase është e mirëpritur, populli maqedonas është i mirëpritur, shteti i Maqedonisë së Veriut është i mirëpritur të anëtarësohet në BE.

Ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski javën e kaluar, pas takimit  të mbajtur të liderëve, ka paralajmëruar se një vend anëtar i madh i BE-së do të miratojë rezolutë për njohjen pamëdyshje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, i cili, tha se është verifikuar me atë që ka hyrë në kornizën negociuese.

 

Të fundit