E diel, 19 Maj, 2024

BREGU: “MERRENI BALLKANIN PERËNDIMOR SI TËRËSI”!

Kreu i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, bën fushatë në Frankfurt për investime në Ballkanin Perëndimor. Prestigjiozja gjermane “Frankfurter Rundchau” nënvizon angazhimin e saj që vendet e rajonit të “mos bëjnë gara për investime, por ta shohin veten si një rajon i përbashkët me gjithësej 18 milionë banorë”.

Fakte dhe shifra për Ballkanin Perëndimor, Majlinda Bregu thjesht i shkund ato nga mëngët e bluzës së saj elegante të zezë. Shqiptarja 49-vjeçare nga Tirana është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një komitet ky me bazë në Sarajevë të Bosnjës, i cili synon të promovojë bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I mbështetur nga BE-ja, Këshilli tubon përfaqësues nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, por edhe nga BE-ja dhe organizatat ndërkombëtare. Qëllimi: të mbështesë dialogun midis “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” (WB6) dhe të zbatojë nismat si krijimi i tregut të përbashkët rajonal. Të gjashtë shtetet kanë aplikuar secili për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa herën e fundit Kosova në dhjetor 2022. Procedura është në faza të ndryshme, përcjell kdp.mk.

Bregu tani po promovon WB6 edhe në Frankfurt, ku foli për rritjen e qëndrueshme në konferencën e dixhitalizimit “Digisustain”. Ajo dëshiron të tërheqë vëmendjen e investitorëve në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë disa vendeve që të mos bëjnë gara për investime, por ta shohin veten si një rajon të përbashkët me gjithësej 18 milionë banorë. Si politikane i njeh mirë sfidat e kësaj detyre: për gjashtë vjet i priu Ministrisë Shqiptare për Integrime Evropiane, në vitin 2013, kurse 12 vjet ishte deputete në Parlamentin Shqiptar nga aradhët e Partisë Demokratike.

Ajo nuk parapëlqen të flasë shumë për tensionet kombëtare dhe dypalëshe në Ballkanin Perëndimor, por pranon se edhe pse mirëkuptimi mes Serbisë dhe Kosovës ka bërë përparime, kjo kërkon shumë kohë. Proceset e vendimmarrjes në Bosnje dhe Hercegovinë kërkojnë gjithashtu kohë për shkak të ndarjes në entitete. Por shtetet janë anëtarë të RCC-së, të gjithë duan më shumë tregti dhe zhvillim dhe të gjithë e dinë se fqinjësia e mirë është e rëndësishme, thotë ajo.

WB6 gjithashtu bien dakord për qëllimin për t’u pranuar në BE. Për shkak të procesit tl gjatë të pranimit, optimizmi tek disa po zbehet, thotë Majlinda Bregu dhe shton: ”Tani është koha për të njohur Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës, që në fund të fundit edhe është”./www.fr.de/politik/den-westbalkan-als-einheit-begreifen-92341977.html/

 

Të fundit