Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot paralajmëroi një takim të mundshëm të liderëve.
Ai tha se do të ftojë në takim liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në 10 ditët e ardhshme, për të diskutuar për proceset që kanë të bëjnë me eurointegrimeve, si dhe për raportet me vendet fqinje.
“Unë planifikojë ta ftojë në takim në 10 ditët e ardhshme, në të cilat do të flasim për dy tema. Tema e parë do të jetë ajo që unë do ta propozojë si temë, tema e parë do të jetë si nikoqir, normal si kryeministër, miratimi i vendimeve të nevojshme për integrimin e Maqedonisë në BE dhe e dyta, harmonizimi i qëndrimeve për raportet me të gjitha vendet fqinje të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Kovaçevski.
Kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë, Kryetari Mickoski është i gatshëm për të biseduar në çdo kohë, kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja.
“Nëse ekziston mundësia për unitet kombëtar dhe të dëgjohet zëri i shumicës, pranojmë takimin e liderëve ku mes tjerash duhet të shihet se çfarë do të bëhet në periudhën pas mosuksesit të ndryshimeve kushtetuese dhe të ardhmes që duhet të sigurohet për qytetarët”, thonë nga VMRO-DPMNE.
I pyetur për procesin e ndryshimeve kushtetuese, sic percjell KlanM, Kovaçevski tha se pret që propozim iniciativa e grupit punuese të jetë të hënën në arkivin e Qeverisë dhe më pas të shqyrtohet në seancë qeveritare.
“Qeveria do ta shqyrtojë me kujdes të madh, duke pasur parasysh se, në përgatitjen e propozimit kanë marrë pjesë profesorë të së drejtës kushtetuese, profesorë të praktikës së të drejtës kushtetuese dhe përfaqësues të partive politike dhe më pas, në pajtueshmëri me procedurës, pasi Qeveria të shqyrtojë dhe miratojë, do ta dorëzojë në Kuvendin e Maqedonisë, sepse kjo momentalisht është procesi më i rëndësishëm në shtet”, tha Kovaçevski.
Grupi punues në seancën e së premtes, sic njofton KlanM, miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozimi, do t’i dorëzohet Qeverisë, e cila do të duhet ta përcjellë iniciativën në Parlament, ku do t’i kalojë të gjitha trupat punuese.
Siç sqaroi kryetarja e grupit të punës, Margarita Caca Nikollovska, ndryshimet janë në pjesën e preambulës, ku përpos bullgarëve propozohet të përfshihen edhe populli kroat, malazez, slloven, hebrenjtë dhe egjiptianët./KlanMacedonia