E premte, 29 Mars, 2024

“GRUPI I ZJARRIT” ME INICIATIVË PËR HEQJEN E “20 PËRQINDSHIT”

Tre deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi, që janë pjesë e Fraksionit të BDI-së, sot inicuan ndryshime kushtetuese sa i përket çështjes bullgare por edhe për heqjen e përkufizmit “20 për qind” sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, përcjell KDP.  

Propozimin në Komisionin për ndryshimet kushtetuese pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe që mbart nënshkrimet e tre deputetëve, e dorëzoi nënkryetari i Forumit Rinor të BDI-së dhe pjesë e Fraksionit, Jetmir Asani, bashkë me një grup të rinjsh.

“Me këtë nismë edhe njëherë riafirmojmë qëndrimin tonë se jemi pro ndryshimeve kushtetuese sa i përket çështjes bullgare dhe rrjedhimisht qëndrojmë fuqishëm në rrugën evropiane. Por njëkohësisht vlerësojmë se është momenti politik që përkufizimi 20 % për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta sepse fundja Kushtetuta nuk hapet çdo ditë dhe tani e kemi rastin njëkohësisht zbatimin e gjuhës shqipe ta vëmë në vendin e merituar”, ka deklaruar Asani para dorëzimit të Propozimit.

Të fundit