E martë, 21 Maj, 2024

KURTI NË SEUL: KOSOVA NË LINJË ME POLITIKAT E SHBA-SË DHE BE-SË

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 që po mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Gjatë diskutimit në panelin që kishte në fokus Evropën dhe Lindjen e Mesme, Kurti ka paraqitur rolin dhe qëndrimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i dhënë theks linjëzimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen e përbashkët ndaj Rusisë pas agresionit të saj mbi Ukrainën.

“Si demokraci e re, ne e konsiderojmë obligim humanitar që t’i ndihmojnë ata që kanë më së shumti nevojë, por në të njëjtën kohë edhe detyrë ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë që t’i ndihmojë kur ata kanë nevojë”, thuhet të ketë thënë Kurti, në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ai më tej ka thënë se Kosova po e bën më të mirën e saj që të ketë paqe, siguri, liri dhe demokraci./Koha

Të fundit