E diel, 5 Maj, 2024

VIDEO / MAJLINDA BREGU: DISINFORMIMI MUND TË JETË TREND, POR E VËRTETA NUK DEL KURRË NGA MODA!

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, është kyçur në luftën kunëdr lajmeve të rreme dhe në promovimin e rëndësisë së vërtetës, në kuadër të projektit #Talkingpoint, raporton KDP.

 

“Disinformimi mund të jetë trend, por e vërteta nuk del kurrë nga moda!

Jo rrallë kush thotë të vërtetęn e paguan një çmim.

Por sa jemi ne të gatshëm të shpenzojmë kohë, të gjejmë mënyra për t’i vrarë lajmet e rreme?!

Në këtë edicion të #Talkingpoint, (jo kaq shkurt sa në këtë postim) po ndaj një këndvështrim sa personal aq edhe institucional mbi fuqinë e lajmit të rreme në jetët tona.

7 nga 10 qytetarë në rajon, pranojnë se lajmet dhe narrativat e rreme janë problem për demokracinë në përgjithësi, dhe 74% pajtohen se dezinformimi është një kërcënim për sigurinë për ekonomitë e tyre.

A mundeni ju t’ i dalloni lajmet e rreme nga ato të vërteta?!”

Shihni videon:

Të fundit