E premte, 26 Prill, 2024

27 PRILLI, DITË HISTORIKE!

Kjo datë është historike për vendin tonë dhe duhet të shënohet çdo vit si e tillë me një sërë aktivitetesh që do të flasin kundër dhunës në shoqëri. Të jetë simbol i ditës së fitores dhe të japë mesazhin se në një shtet demokratik siç është i yni, dhuna nuk zë vend në asnjë institucion. Le ta shënojmë këtë datë si ditën kur fitoi populli dhe u hap një kapitull i ri për Maqedoninë e Veriut, shtetin e të gjithëve pa përjashtim.

Shkruan: Agron Demiri

Sot bëhen gjashtë vjet qëkur në Republikën e Maqedonisë së Veriut pati një revolucion të vërtetë politik. 27 prilli do të jetë në kujtesën e qytetarëve të këtij shteti i cili ka kaluar shumë sfida, por heroi i gjithë këtyre ngjarjeve mban vetëm një emër. Zoran Zaev! Në këtë datë u konstitua parlamenti pro europian, megjithëse keqbërësit parlamentin e panë si një fushëbetejë, ku masakruan të zgjedhurit e popullit në shtëpinë, ndërkohë që po aty merren vendime për popullin.

Ai që pësoi më shumë ishte padyshim ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, një dhe i vetmi, Zoran Zaev. Pamjet pushtuan mediat e vendit dhe ato botërore. Edhe në vendet me politikë më të koklavitur, nuk kishin ndodhur ngjarje të tilla. Por, ai, kokëlartë qëndroi përballë atyre që për pak desh ia morën dhe jetën për një karrige që nuk e meritonin, se vetëm karrige normale nuk është, sepse ka përgjegjësi, goxha përgjegjësi.

Kjo datë është historike për vendin tonë dhe duhet të shënohet çdo vit si e tillë me një sërë aktivitetesh që do të flasin kundër dhunës në shoqëri. Të jetë simbol i ditës së fitores dhe të japë mesazhin se në një shtet demokratik siç është i yni, dhuna nuk zë vend në asnjë institucion. Le ta shënojmë këtë datë si ditën kur fitoi populli dhe u hap një kapitull i ri për Maqedoninë e Veriut, shtetin e të gjithëve pa përjashtim.

Në atë kohë isha student, dhe si një i ri, të gjitha ato pamje ishin tmerruese në sytë e mi. Ndërkaq sot, kur bëj një retrospektivë të ngjarjeve para gjashtë vitesh ndihem krenar që ish kryeministri i këtij shteti ka bërë shumë për vendin tonë gjatë kësaj periudhe, ka kontribuar për shoqërinë, e posaçërisht për të rinjtë, studentët duke i përkrahur në forma të ndryshme dhe duke qenë gjithmonë pro krijimit të politikave rinore që janë në avantazh të të rinjve. Për kontributin e tij përulem dhe nuk kam fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar dhe falënderuar.

Faleminderit heroi i kohës moderne, njeriu që gjithmonë i qëndron pranë qytetarëve, një dhe i vetmi, ZORAN ZAEV!

Të fundit