E enjte, 2 Maj, 2024

ANALISTI SERB: DJE NË BRUKSEL KOSOVA U PRANUA DE FACTO

Serbia dje në Bruksel as fitoi, as nuk kapitulloi, por de fakto u pranua që Kosova është e pavarur, ndërsa kjo përmes zbatimit dhe me kalimin e kohës në një moment edhe do të zyrtarizohet me disa nënshkrime.

Kështu ka thënë për tv e pavarur serb N1 drejtori i agjencisë së lajmeve Beta, Radomir Dikliq. Komenti i  tij pason deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, para nisjes për në Bruksel, se Serbia nuk do të kapitulojë, ndërkohë që pas takimit është raportuar sikur të ketë ngadhnjyer. Dikliq thekson se nuk ka as kapitullim dhe as fitore.

 “Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën. Kapitulim ishte Marrëveshja e Kumanovës. Kemi një dokument që është një bazë e mirë, me kusht që asnjëra palë të mos tentojë ta anashkalojë me marifellëqe, zvarritje të ndryshme, duke krijuar hartën rrugore që është si rruga për në Hënë”,- tha drejtori i Betës duke iu referuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrel, se për këtë më nuk do të bisedohet.

Dikliq është i mendimit se pranimi i propozimit evropian është pranim  de facto se Kosova është e pavarur, gjë që më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Prandaj në preambulë edhe shkruhet ‘pa hyrë në çështje statusore’, që më pas të thuhet se statusi po zgjidhet de facto… Keni se “njëri-tjetrit do t’ia njohim dokumentet”. Deri tani për targat janë ngritur barrikada, për vulat doganore nuk kemi mundur të transportojmë mallra. Pasaportat, diplomat, të gjitha dokumentet relevante që njihen nga një shtet – do të njihen”, – shpjegon Dikliq dhe shton se kjo është e dobishme për qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë.

Kur është fjala për nenin sipas të cilit Serbia nuk do të pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Dikliq vëren se kjo ka të bëj  para së gjithash me Kombet e Bashkuara.

“Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur sepse për këtë nuk do të bisedohet më. Presidenti ynë tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Harta rrugore do të thotë që kur në GPS shkruani ku do të dilni ju del ajo ku shkoni. Po shkohet që kjo një ditë të shkrihet  në një kmarrëveshje zyrtare, në një dokument ndërkombëtar”,- ka thënë drejtori i agjencisë serbe të lajmeve Beta.

Sipas tij, kur është fjala për kërkesën e Serbisë për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS), Dikliq vëren se në nenin 7 shkruhet se duke përdorur përvojat evropiane, komunitetit serb do t’i sigurohet që të mund të komunikojë me autoritetet e Kosovës në kontekstin e vetadministrimit, por se nuk shkruan BKS.

“Kurti do të detyrohet të pajtohet për BKS-në, vetëm se është ështje nëse do të jetë para ose në kuadrin e negociatave të mëtejshme. Sepse u pajtuan se nuk do të ketë parakushte. Nëse ne insistojmë së pari BKS, ky është parakusht”, – transmeton kdp.mk deklaratën e drejtorit të agjencisë së lajmeve Beta, Radomir Dikliq për televizionin N1.

Të fundit