E diel, 5 Maj, 2024

EDI RAMA FLET PËR KURTIN: E KEMI NDARË KËTË PUNË ME ALBININ – QASJEN NDAJ SERBISË E KEMI TË NDRYSHME

Pas “porosisë” që homologu i tij Albin Kurti i la mbrëmjen e së Mërkurës në “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se qasjen ndaj Serbisë e kanë të ndryshme.

“Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë“, nënvizoi kreu i qeverisë.

Blendi Fevziu: Zoti Kurti kishte dhe një mesazh ose edhe si këshillë për ju. Mos i var shpresat te Presidenti serb tha…

Edi Rama: E kemi ndarë këtë punë me Albinin, nuk jam fare në disponimin që t’a kthej përgjigjen, se e kam përgjigjen. Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë. Uroj që ta realizojnë se është barra e tij.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i tha Ramës mbrëmjen e shkuar në “Opinion” që të mos mbajë shpresa te Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“I dëshiroj shumë suksese Republikës së Shqipërisë, jemi dy shtete të të njëjtit komb dhe do të duhej që të ketë shumë më pak shpresa te Presidenti i Serbisë i cili nuk shkëputet dot nga Presidenti despotik i Rusisë“, u shpreh Kurti

Të fundit