E martë, 23 Prill, 2024

ISH-NJERIU I PUTINIT: LUFTA ËSHTË HUMBUR, ËSHTË I MUNDSHËM PUÇ USHTARAK

Ish-shkruesi i fjalimeve të  presidentit rus, Vladimir Putin, dhe analist politik, Abbas Galyamov, ka deklaruar për CNN se ekziston mundësia e puçit ushtarak në Rusi. Sikurse transmeton kdpolitik.com, ai është i bindur se rusët do të kërkojnë dikë për të fajësuar për humbjet e konsiderueshme ushtarake në frontin në Ukrainë dhe për problemet ekonomike të shkaktuara nga sanksionet perëndimore.

“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është humbur. Ka gjithnjë e më shumë të vdekur që po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin gjithnjë e më shumë vështirësi dhe do të mundohen të gjejnë shpjegimin pse po ndodh kjo, duke shikuar përreth  vetes në proceset politike dhe ata do t’i përgjigjen vetëvetes: ‘Epo, kjo është sepse  në vendin tonë sundon një tiran i vjetër, një diktator i vjetër”, – tha Galyamov, duke lënë të kuptohet se mendon për presidentin rus Vladimir Putin.

“Në këtë moment mendoj se grusht-shteti ushtarak do të bëhet i mundshëm,” – tha Galyamov duke shtuar se puçi ushtarak mund të ndodhë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

“Kur ndryshon situata politike dhe kur në ballë të vendit është një president i urryer jopopullor, ndërsa lufta është vërtet jopopullore dhe për këtë duhet derdhur gjak, në atë moment grusht shteti bëhet mundësi reale,”- tha ai duke u shprehur se supozon se Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në muajin mars të vitit 2024.

Të fundit