E enjte, 25 Prill, 2024

MAQEDONIA E VERIUT DHE SHQIPËRIA ME PAGËN MË TË ULËT NË BALLKAN

Shkruan: Puhiza Osmani 

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vendet me pagat më të ulëta mujore neto nga të gjitha vendet e tjera në rajon. Nga të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i pagës mesatare mujore neto në nëntor të vitit 2022 në krahasim me nëntorin e vitit 2021 ishte 113.3. Kjo rritje ka ardhur me rritjen e pagës mesatare mujore e cila në nëntor të vitit 2022 arriti në 33011 denarë. Megjithatë ka pasur edhe sektorë ku paga mesatare mujore e paguar për punonjës ka shënuar rënie.

Sipas ekspertëve, rrogat e ulëta pamundësojnë një jetesë të mirë për punëtorët dhe që nxit largimin e tyre nga vendi. Varfëria, sipas tyre, është në është vazhdimisht në rritje dhe nxitësi kryesor i kësaj dukurie janë paga e ulët.

“Është një situatë e vështirë për qytetarët e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme nga ana e qeverisë”, thotë ekonomistja Eduarta Qamili. Ajo shprehet se kjo situatë është rezultat i ekonomisë së dobët të vendit dhe i mungesës së vendosjes së një ekuilibri që do të krijonte një drejtësi sociale.

“Në këtë rast qeveria duhet të kërkojë një përgjigje efektive ku nuk duhet të trajtojë thjesht pasojat, por gjithashtu duhet të adresojë shkaqet rrënjësore, duke përfshirë arsimin dhe varfërinë e familjeve”, thotë Qamili.

Sipas saj duhet të ndërmerren masa që do të mundësojnë përmirësime të vërteta, duke filluar nga shqyrtimi i faktorëve që e nxisin këtë situatë e deri tek ndërprerja e kësaj lufte aktuale me pagat e ulëta.

“Fokusi i menjëhershëm duhet të jetë tek masat që mund të merren për të parandaluar pagat e ulëta dhe varfërinë në punë mes punonjësve në vend. Këto masa që do të ndihominin në uljen e varfërisë në këto familje njëkohësisht do të ndihmonin dhe fëmijët e tyre, duke krijuar një rreth të virtytshëm për ata në të ardhmen. Prandaj duhet të rishikohen të gjitha të dhënat mbi efketet që mund të kenë ndërhyrjet e politikave të ndryshme që synojnë reduktimin e pagave të ulëta dhe varfërinë në punë”, tha Qamili.

 

Sot qytetarët në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në një luftë mbijetesë ku paga minimale e vendit shkakton jetesë të papërshtatshme sepse nuk mund t’i kompensojë plotësisht kostot shumë të larta të jetesës. Rroga mesatare është më e ulët se shporta harxhuese mujore, gjë që ndikon në përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

 

Të fundit