E hënë, 6 Maj, 2024

UKRAINË: BURIMET BRITANIKE FLASIN PËR HUMBJE TË MËDHA TË RUSËVE


Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se me gjithë ndryshimet në kreun e Ushtrisë, rusët vazhdojnë të jenë të bllokuar në Ukrainë, nuk po përparojnë, ndërsa në të njëjtën kohë po pësojnë humbje të mëdha. Njoftimi vjen nga një raport ditor i Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Kohë më parë, gjenerali Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, mori komandën e trupave në Ukrainë dhe menjëherë pas kësaj bëri ndryshime në ushtrinë ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe në raportin ditor të pjesëtarëve të inteligjencës së saj dhe njerëzve nga terreni thotë se ushtarët kanë filluar të mbajnë llogari që të jenë nën uniformën e përcaktuar, të shmangin udhëtimin me automjete civile dhe përdorimin e celularëve. Po ashtu, shfaqet kujdes edhe për frizurën e ushtarëve.

Mirëpo, transmeton kdpolitik.com raportimet e agjencive të lajmeve, masat janë pritur me reagime skeptike. Kundërshtarët e ndryshimeve të tilla, sipas inteligjencës britanike, kryesisht tallen me përpjekjet për të standardizuar qethjen e ushtarëve.

Disa zyrtarë nga Donetsku thonë se fjala është për një farsë që pengon procesin e shpartallimit të armikut, raportojnë pjesëtarët e inteligjencës britanike duke iu referuar edhe  kritikave të kreut të njësiit Wagner, Yevgeny Prigozhin, në adresë  të udhëheqjes ushtarake se “lufta është kohë e njerëzve aktivë dhe të guximshëm e jo e të pispillosurve”.

“Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të jenë të bllokuara në Ukrainë, nuk po përparojnë, ndërsa në të njëjtën kohë po pësojnë humbje të mëdha. Prandaj, këmbëngulja e Gerasimovit në këto çështje jo kyçe me siguri do të konfirmojë dronë e skeptikëve të tij të shumtë në Rusi”, – përfundojnë oficerët e inteligjencës britanike./kdpolitik.com&agjuencitë e lajmeve/

Të fundit