E hënë, 28 Prill, 2025

DASH DHE ANALISTI EDWARD JOSEPH PËRGËNJESHTROJNË PRESIDENTIN SERB

Analisti amerikan i politikës së jashtme Edward Joseph ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 30 dhjetor në TV Prva, e ka akuzuar atë se është agjent shqiptar dhe po merr shumë para shqiptare. Joseph thotë se me këtë rast janë thënë gënjeshtra. Byroja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e Departamentit të Shtetit komentoi se “taktikat e pista kundër qytetarëve”, çfarë është kjo, nuk kanë vend në shoqëritë demokratike, transmeton kdpolitik.com.

Taktikat e pista, si ato që po përdoren kundër Edward Joseph-it, nuk kanë vend në shoqëritë demokratike, thuhet në njoftimin e Byrosë. “Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë përgjegjësi dhe transparencë. Ne i çmojmë ata që po ndërtojnë një shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, – thuhet në një reagim në Twitter me fotografinë e përbashkët të të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe analistit Edward Joseph.

“Ky pohim është tërësisht i rrejshëm dhe Vuçiq nuk ka prova që të mbështesin akuzat e tij serioze, sepse një lloj i këtillë i lidhjes nuk ka ekzistuar kurrë,” – tha më herët Joseph.

“Pikëpamjet e mia janë produkt i punës dhjetë vjeçare në terren, në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”,- shkruan ai në reagimin e tij.

Joseph, i cili ishte zëvendës-shef i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe që është ligjërues në Institutin Johns Hopkins, thotë se angazhimi i tij vë në fokus mirëqenien e serbëve të Kosovës, “ e jo ‘kompensimin’ e Beogradit”. Mungesa e dhënies së statusit Kosovës i leverdis Beogradit e jo komunitetit serb të Kosovës apo trashëgimisë serbe në Kosovë, dhe kjo është me rëndësi kyçe për ruajtjen e stabilitetit rajonal,- shkruan ai dhe pyet se çfarë e shtyu Vuçiqin dhe ambasadorin Gjuriq ta sulmonin. “Pse e kam demaskuar manipulimin e vazhdueshëm nga ana e Vuçiqit, të SHBA-së dhe BE-sëë (…)  përdorimin e  serbëve  të Kosovës si piunë?”- pyet ai duke konstatuar se “përdorimi i sulmit personal ndaj një kritiku sugjeron se ka bazë për kritikë”.

Joseph thekson se sugjerimet e këtilla të Vuçiqit për paratë hapin derën e pyetjeve se kënd e paguajnë atëherë Beogradu dhe Banja Luka për ndikim – dhe cilat politika/projekte po i shtyjnë në Uashington.

Të fundit