E enjte, 25 Prill, 2024

FALË NJERËZVE VIZIONARË SOT JEMI TË SIGURTË NË NATO

Tashmë Maqedonia e Veriut mund të merret si shembull nga shtetet e tjera se nëse ka vullnet dhe dëshirë gjërat mund të shkojnë kah e mbara.

Shkruan: Agron Demiri

Shteti ynë para disa viteve gjendej në situatë që askush nuk e dëshironte dhe më e keqja, gjithçka dukej sikur kishte marrë fund. Regjimi i atëhershëm kishte krijuar një sistem të shkatërruar dhe të kapur. Liria e mediave dhe e shprehjes kontrollohej dhe ishte krijuar atmosferë frike dhe pasigurie.

Nëse do ndalem të flas për atë kohë të errët të shtetit tonë do më duhet kohë për të shkruar dhe ndoshta do kthej pas kujtime të këqija për të gjithë qytetarët, e sidomos për pjesën shqiptare.
Por, do e mbyll me kaq. Do nis të flas për historinë pas gruevizmit e këndej. Për qeverinë e vlerave. Qeverinë e qytetarit. Do flas për sakrificën e disa njerëzve që dhanë gjithçka për të sjellë frymë të re në vend. Frymë evropiane e euroatlantike.

Më e mira që ka ndodhur që nga viti 2017 e këndej, ishte motivi i ish kryeministrit tonë Zoran Zaev, për të krijuar një sistem vlerash e një demokraci, ku përfshihej koncepti shoqëri për të gjithë. Tashmë qytetarët kishin filluar ta ndjejnë ndryshimit e të ishin të lirë për të shprehur mendimet e tyre dhe për të jetuar pa frikë e pa panik se çfarë të keqe mund të sjellë e nesërmja.

Një nga ndryshimet tjera të mëdha që filloj të ndihej ishte siguria e vendit tonë, stabiliteti që u krijua në besim ndaj institucioneve të sigurisë. E gjitha kjo do merrte kuptim kur vendi ynë të bëhej pjesë e NATO-s. Të gjitha këto falë njerëzve që kishin vizion të qartë se ku donin ta shihnin shtetin tonë, Maqedoninë e Veriut.

Ndoshta, dikush do pyes se a është bërë mjaftueshëm dhe se a mund të bëhet akoma më shumë? Padiskutim se përgjigja është PO! Mund të bëhet edhe më shumë edhe më mirë. Ama, më e rëndësishmja është se atë e filloj dikush dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm, që ne sot, të mos flasim për hyrjen tonë në NATO, të mos flasim për rrahjen e studentëve, të mos flasim për probleme ndëretnike, si dhe me shtetet fqinje, por të jemi tashmë pjesë e NATO-s dhe të kemi filluar me bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me shpresë edhe anëtarësimin sa më shpejtë.

Por si?

Duke punuar fortë të gjithë së bashku, të mobilizuar e të unifikuar si dhe duke mos haruar personin i cili punoj bashkë me gjithë qytetarët dit e net, muaj e vite për të qenë ne këtu ku jemi!

Tashmë Maqedonia e Veriut mund të merret si shembull nga shtetet e tjera se nëse ka vullnet dhe dëshirë gjërat mund të shkojnë kah e mbara.
Na qoftë përhajer viti i Ri 2023, me plot sfida dhe punë për shoqërinë në përgjithësi!

Të fundit