E diel, 27 Prill, 2025

“ALARMET PËR BOMBA”, SHPËTIMI TË KËRKOHET NË NATO!

Shkruan: Gentuar Ismaili 

Ka disa muaj që ende pa i kryer deri në fund orët e mësimit kthehen në shtëpi. Kështu po ju ndodh nxënësve të shkollave në Shkup, për shkak se në email-et zyrtare të shkollave po u mbërrijnë tekte me përmbajtje paralajmëruese se në objektin e shkollës është vendosur bombë.

Por, kjo nuk është duke ndodhur vetëm në shkolla, por edhe në qendra tregtare, aeroportin e Shkupit e vende tjera.

Ekspertët e sigurisë dhe sigurisë kibernetike thonë se institucionet kompetente duhet t’i gjejnë autorët e këtyre sulmeve, kurse shtojnë se duhet të bashkërendojnë veprimet me struktura ndërkombëtare.

Profesori universitar Mersel Bilalli thekson se shteti duhet të bashkëpunoj ngusht me strukturat e NATO-së.

Objektivisht s’ka diçka serioze për destabilizimin e shtetit për shkak të lajmërimeve të rrejshme se në objekte të caktuara publike ka të vendosura bomba. Por, procedurat ligjore obligojnë ndërmarrjen e masave të kontrollot dhe të ndërprerjes së punës nëpër këto objekte. Sepse gjithherë në rastet e tilla të terrorizmit kibernetik, mund të ndodhë që ndonjëra edhe të realizohet. Por kjo është punë e institucioneve dhe siguria shtetërore nuk është në sfidim, madje edhe sikur të realizohej ndonjëra. Institucionet shtetërore duhet ngushtë të bashkëpunojnë me strukturat perëndimore, veçanërisht të NATO-s, që të mund një pjesë te këtyre sulmeve kibernetike të identifikohen“, u shpreh profesori Bilalli.

Ndërkaq eksperti i sigurisë kibernetike Ardian Dehari mendon se shteti duhet të kërkoj ndihmë nga forcat zyrtare policore ndërkombetare.

Mendoj se cilado Qeveri duhet të ketë dhe të kërkoj ndihmë nga ekspertët e fushës së IT-së. Situata në të cilën gjendemi është jo edhe e lehtë sepse nuk po kërkohet ujku por gjurmët e tij. E ujku i vërtetë janë faktorët që mundohen të destabilizojnë rajonin. Shteti jonë duhet të kërkojë gjithashtu ndihmë nga policitë internacionale sepse kuptohet se ato kanë vegla më shumë për të detektuar një sulm të tillë se ku e ka burimin.
Nuk mendoj se caku është ndonjë sulm kibernetik, por është destabilizimi dhe dhuna psiqike që po u bëhet qytetarëve”, u shpreh eksperti Dehari.

Përndryshe, një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se nuk ka rrezik real për sigurinë e vendit. Kurse Ministria e Brendshme tha se rasti për raportimet e rrejshme për bombat në Dellçevë është duke u zgjidhur.

Të fundit