E mërkurë, 1 Maj, 2024

BE-ja BËN ZAP PRERËSIT E PYJEVE

BE ka harmonizuar një ligj të ri që do të parandalojë firmat që nëpër tregjet e vendeve anëtare të shesin sojë, mish viçi, kafe dhe mallra të tjera që kanë lidhje me prerjen e jashtëligjshme të pyjeve  anembanë botës.

Sipas këtij ligji, siç transmeton kdpolitik.com, kompanitë përpara se të shesin mallra në BE do të jenë të detyruara që në etiketën e produktit të  vënë  deklaratën  me të cilën dëshmohet se zinxhiri i furnizimit nuk lidhet me prerjen e e pyjeve ose në të kundërtën do të përballen me gjoba të rënda.

Mëngjesin e sotëm negociatorët nga vendet anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian u morën vesh për këtë zgjidhje ligjore, e cila do të zbatohet për sojën, mishin e viçit, vajin e palmës, drurin, kokosin dhe kafenë si dhe produkte si lëkura, çokollata dhe mobiljet.

“Shpresoj që kjo rregullore inovative do t’i japë vrull mbrojtjes së pyjeve në mbarë botën dhe do të frymëzojë edhe vendet e tjera që marrin pjesë në Konferencën e OKB-së për Biodiversitetin (CO15) në Montreal,”–  transmeton KDP deklaratën e kryenegociatorit të Parlamentit Evropian, Christoph Hansen.

Prerja e kundërligjshme e pyjeve është burim i madh i emetimeve të gazeve të cilat shkaktojnë efektin  serrë dhe do të jetë temë qendrore e konferencës që të mërkurën fillon në Montreal.

 

 

Të fundit