E martë, 16 Korrik, 2024

FUQIZIM I PROCESIT TË BERLINIT, VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR MË AFËR BE-së

Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji. Paketa jonë e mbështetjes së energjisë prej 1 miliard eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka  theksuar Von der Lajen. Ndërkohë, Kancelari gjerman Olaf Scholz  ka theksuar se “Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndihmojë në çlirimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do të përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor


Shkruan: Enis Shaqiri

Samiti i Procesit të Berlinit, këtë të enjte bashkojë gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi si dhe Bosnjë e Hercegovinës, ku edhe u firmosën tri marrëveshje të ndryshme si pjesë e këtij procesi.

Marrëveshjet parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në seancën për Bashkëpunim Rajonal dhe Tregje të Përbashkëta Rajonale, ka theksuar se Samiti i Procesit të Berlinit është historik, sepse vjen në një kohë krize.

Në diskutim, të gjithë të pranishmit shprehën mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me një qëndrim të qartë se BE-ja nuk do të jetë e plotë dhe e suksesshme derisa qytetarët e Ballkanit Perëndimor të marrin pasaportat me flamurin e BE-së. Në të njëjtën kohë, të pranishmit në prezantimet e tyre theksuan se procesi i Berlinit nuk është zëvendësues i anëtarësimit në BE, por është një proces që do të sigurojë integrim më të shpejtë të vendeve të rajonit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryeministri Kovaçevski, mes tjerash ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, kanë punë serioze përpara, sepse sipas tij ka ardhur koha që të realizohen arritjet thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetit dhe konkurrencës së ekonomive dhe rajonin në tërësi, gjë që do të çojë në rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik rajonin perëndimor.

Nga ana tjetër Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lajen, në fillim të Samitit, në Twitter ka shkruar se një javë pas vizitës së saj në rajon, është mirë që të shihen në Berlin, partnerët nga Ballkani Perëndimor, duke shtuar këtu se ndihma ekonomike në vlerë prej një miliard euro do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në formimin e së ardhmes së përbashkët evropiane energjetike,.

Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji. Paketa jonë e mbështetjes së energjisë prej 1 miliard eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar shkruar në Twitter Von der Lajen.

Qëllimi i këtij samiti sipas zyrtarëve të qeverisë gjermane është që Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria  t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në kuadër të këtij samiti nënvizoi se “Evropa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.”
Scholz tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është gjithnjë në interes të Evropës.
Prandaj, të gjithë ne duhet të rrisim angazhimin tonë për të përmbushur pritshmëritë e ngritura prej gati 20 vjet më parë në Selanik”.

Ai mes tjerash u shpreh i bindur se Procesi i Berlinit do ta përshpejtojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndihmojë në çlirimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do të përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha kancelari gjerman.

Takimi i radhës mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Të fundit